E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë tre të parët

Tri skuadrat e para të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll nuk kanë hasur në ndonjë befasi, në xhiron e 23-të. Sigal Prishtina shënoi fitore të sigurt ndaj Bambit, edhe pse jo me rezultat shumë të thellë. Edhe pse kanë një ndeshje më pak, bardhekaltrit vazhdojnë të prijnë në tabelë, me një pikë përpara përcjellësit më serioz, Trepçës. Kur jemi tek klubi mitrovicas, ai ishte mjaft stabil në Palestrën “Minatori”, në përballje me komshinjtë nga Vushtrria, ndërsa Bashkimi e dërrmoi Kolegjin EuroSporti në kryeqytet.

Drita nuk udhëtoi në Pejë

Ndeshja e paraparë ndërmjet Pejës dhe Dritës nuk është zhvilluar ngase gjilanasit nuk kanë udhëtuar fare për në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur komisari i garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Nazmi Paçarada. “Drita nuk ka udhëtuar fare në Pejë për arsye të mungesës së mjeteve. Edhe pse unë u premtova se do t’iu siguronim udhëtimin, ata nuk u përgjigjën”, theksoi Paçarada, sipas së cilit kjo ndeshje pritet të regjistrohet me rezultat zyrtar. Nëse Drita nuk e zhvillon edhe një ndeshje, atëherë klubi gjilanas do të përjashtohet nga garat.

TechnoMarket Superliga
Xhiroja e 23-të – Rezultatet
Sigal Prishtina–Bambi 80:68
Trepça–Kosova 81:54
K. EuroSport–Bashkimi 55:100
Peja–Drita (nuk u zhvillua)

Tabela
1. S. Prishtina 22 42
2. Trepça 23 41
3. Bashkimi 23 40
4. Peja 22 33
5. Kosova 23 31
6. Bambi 22 30
7. K. EuroSport23 28
8. Drita 22 25

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›