E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Besa, barazon Tirana

 

Besa ka ruajtur hapin e Dinamos, teksa ka fituar 2-0 dje në Kavajë ndaj Shkumbinit. Mancaku në fillim me një penallti dhe Xhafaj më pas i kanë dhënë tri pikë të radhës verdhezinjëve.
Kavajasit e drejtuar nga Shpëtim Duro shpërdoruan shumë raste të pastra në pjesën e parë. Ndërkohë edhe në fazën e parë Besa fitoi 2-1 në Peqin, duke i marrë Shkumbinit gjashtë pikë të plotë. Kjo ishte fitorja e 16-të e Besës në 32 ndeshje me Shkumbinin (12 fitore, 4 barazime). Besa u ngjit në kuotën e 25 pikëve, 10 më pak se Dinamo kryesuese (35), por me katër pikë më shumë se Apolonia e Tirana, e që ndajnë së bashku vendet 3-4. Ndërkaq Skënderbeu dhe Tirana ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në Korçë. Golat i Guerrip dhe të Lilës akën barazpeshuar gjithçka në stadiumin e Korçës duke i shkuar më përshtat vendasve sesa kampionëve në fuqi. Për herë të fundit një barazim midis Skënderbeut e Tiranës kishte ndodhur 14 vjet më parë, pikërisht më 4 nëntor 1995, edhe atëherë po 1-1. Gjithsesi, ky ishte barazimi i 38-të në 117 ndeshje historike midis dy ekipeve, teksa Skëndërbeu ka fituar 23 ndeshje dhe Tirana, 56. Tirana u ngjit në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Apolonia e vendit të tretë, por diferenca me Dinamon kryesuese, 35 pikë, tashmë ka shkuar në 14 pikë, aq sa mbrojtja e titullit nga formacioni i trajnerit Alban Tafaj, duket më shumë se një ëndërr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›