Orgji, alkool dhe kumar, ja pse u eliminua Rusia
Leonard Karaj
Një pjesë e mirë e futbollistëve të Kombëtares ruse përfshi këtu edhe Arshavin e Pavliçenko para ndeshjes me Slloveninë kanë festuar gjithë natën me alkol, femra dhe kumar.
Dështimi i Rusisë në ndeshjet e fazës play-off për në Botërorin 2010 e ka një shpejgim. Sipas kanalit televiziv rus “Channel 1” një pjesë e mirë e kombëtares që drejtohet nga Gus Hidink e kanë kaluar natën para ndeshjes me Slloveninë mes femrave, alkolit dhe kumarit. Humbja në ndeshjen e dytë (1-0) në Lubjanë i hoqi rusëve të drejtën për të shkuar në Kupën e Botës “Afrikë e Jugut 2010”. Skandali është kthyer në çështje dite në Rusi, aq sa ka vënë në lëvizje edhe qeverinë e këtij vendi. Kanali televiziv ka shfaqur një video të lojtarëve para ndeshjes, ku shihet se futbollistët kyç të përfaqësueses ruse, përfshi këtu edhe Andrei Arshavin dhe Roman Pavliçenko, ditën e përballjes e kanë gdhirë duke pirë alkol, nargjile, duke luajtur kumar dhe duke shpenzuar kohën me femra.
Kombëtarja ruse fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, ndërkohë që humbi të dytën 1-0 katër ditë më pas. Ndërkaq, i njëjti kanal televiziv, pohon se lojtarët sllovenë kanë pirë në restorant vetëm ujë dhe në orën 22:30 të mbrëmjes kanë shkuar të gjithë nëpër dhomat e tyre. Ky lloj regjimi solli më pas një skuadër sllovene më të qartë në fushën e lojës, nga e cila doli edhe finalistja e botërorit. Në hetimin e mëtejshëm të “Channel 1”, thuhet se lojtarët e përfaqësueses kanë bërë të njëjtat veprime edhe para ndeshjes tjetër kualifikuese, përpara Gjermanisë ku humbën 0-1. Takimi ishte mjaft delikat, aq sa rusëve do të mjaftonte edhe një barazim për të marrë kreun e grupit kualifikues, pr humbja ndaj gjermanëve i vendosi ata në vendine dytë, të detyruar për të zhvilluar më pas ndeshjet play-off. Ndërkaq gazetarët e këtij kanali televiziv kanë lënë jashtë kësaj historie, duke mos e akuzuar për asgjë, trajnerin e Kombëtares, Gus Hidink, duke theksuar se orgjia kishte filluar pas ikjes së tij në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra përfaqësuese. Pritet që skandali më i madh i viteve të fundit në Rusi të kalojë dhe të shqyrtohet në parlament.
Champions, mungojnë Riberi dhe Kaka
Trajneri Bajernit të Munihut, Luis van Gal nuk do të mund të llogarisë shërbimet e yllit francez, Frank Riberi për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit. Edhe pse mendohej e kundërta, trajneri holandez dje ka bërë të qartë që francezi nuk do të udhëtojë për në Torino. Për shkak të një dëmtimi nuk do të luajë për Real Madrid edhe Kaka. Braziliani do të mungojë për ndeshjen kundër Olimpik Marsejës. Ky takim do vendosë se cila prej këtyre dy skuadrave do vazhdojë më tej nga grupi C.