Fiton Interi

Inter ka arritur që të regjistron fitoren e dytë në Seria A gjatë këtij sezoni.
Zi- kaltrit arritën që ta mposhtin Torinon me rezultat 2 – 0, ku pavarësisht se nuk dominuan arritën që të marrin një fitore me vlerë prej tri pikëve.
Në minutën e 13 golin e parë për Interin e shënoi sulmuesi argjentinas Diego Milito i cili me një prekje e dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e parë përfundoj me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, vendasit sulmuesin disa herë portën por nuk ja arritën që të barazojnë rezultatin.
Rezultati në 2-0 e bëri sulmuesi Antonio Cassano i cili pranoi një top nga Ricardo Alvarez, duke shënuar golin e dytë në minutën e 83.
Pas tri xhirosh Interi është në pozitën e pestë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Fiorentina por që gjendet një pozitë më poshtë.