Murinjo ben lecke lojtaret e tij

Reali i Madridit u mund 0-1 në fushën e Seviljes në ndeshjen e orës 22:00 të javës së katërt të La Ligës, duke mbetur 8 pikë prapa Barcelonës në renditje dhe duke e lënë të tronditur trajnerin e saj, Zhoze Murinjo. Lojtari i ardhur nga Gjermania, Piotr Trohovski, shënoi që në minutën e parë.
Në fund, Madridi sikur u dorëzua dhe pranoi verdiktin e hidhur, humbjen, që e lejon të ketë vetëm 4 pikë në 4 ndeshje, ndërsa dihet se kur ndonjëherë në histori Reali ka bërë një nisje kaq të keqe të kampionatit.
Pas ndeshjes, Murinjo nuk veshi fare doreza kur foli para gazetarëve.
“Të paktën 7 lojtarë nuk e kishin mendjen në vend në këtë ndeshje dhe kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në futboll, - tha ai, - Por, shtoi ai, trajneri jam unë dhe përgjegjësia bie mbi mua. Nuk kam ekip në këtë moment, kjo më shqetëson më shumë sesa pikët, fakti që nuk kam ekip. Luajtëm zero ndaj Getafes, luajtëm shumë pak ndaj Granadës, luajtëm zero sot”, tha ai.
”Mou” hodhi në treg një ide revolucionare në futboll duke deklaruar se duhet ndryshuar rregulli i zëvendësimeve. “Duhet të na lejojnë të bëjmë shumë zëvendësime, jo vetëm 3, - ishte ideja e tij, - në pushim ndryshova 2 lojtarë, por jo se Di Maria dhe Ozil ishin më të këqinj se të tjerët”.
”Imazhi i ekipit tonë u duk që në minutën e parë, pësuam goditje nga këndi dhe gol, - vazhdoi ”breshëria” e portugezit, - është një ekip pa përqendrim, pa disponibilitet mendor. Lojtarët e Seviljes luftuan me të gjitha për çdo top, agresivitet i përsosur. Ne, këtë e kemi bërë vetëm ndaj Barcelonës. Trajneri jam unë dhe përgjegjësia është e imja”.
Në fund, një përfundim ku trajneri ka arritur pas javëve të para të kampionatit. ”Janë të paktë lojtarët e mi që në këtë moment e quajnë futbollin si gjënë parësore në jetën e tyre, por trajneri jam unë dhe faji është i imi”, - thekson ai.