City, pas 10 vjetësh, si Reali

City do të udhëtojë në Santiago Bernabeu për ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa italiani shpreson që ekipi i tij mund të ketë paraqitje të mirë në kryeqytetin spanjoll, pasi e vuajti eliminimin zhgënjyes nga e njëjta fazë sezonin që shkoi.
“Është e vërtetë se ne nuk e kemi historinë e Real Madridit, por Manchester City ka fituar disa trofe. Ne duam të fitojmë tash. Në 10 vjetët e ardhshëm, do të jemi ekip i madh si Reali”, theksoi trajneri italian, duke iu përgjigjur trajnerit të Realit, Jose Mourinho, që theksoi se City nuk mund t’i blejë me para historinë dhe trofetë e gjigantit madrilen.
Ish-trajneri i Interit ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kenë kujdes nga Cristiano Ronaldo, për të cilin thotë se është e vështirë të ndalet.