E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Manchester United. Ferguson Kemi edhe 90 minuta loje

Trajneri i Manchester United Alex Ferguson është shprehur i kënaqur për fitoren 1-0 kundër Chelsea në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, sukses ky që afron “Djajtë e Kuq” me kualifikimin për në raundin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian. Gjithsesi, Ferguson kërkon  të ruajë skuadrën e tij nga euforia, duke cilësuar si shumë të rëndësishme sfidën e kthimit që do të luhet në “Old Traford”.

"Kemi arritur objektivin tonë në këtë ndeshje. Zbritëm në fushë për të fituar dhe ia arritëm qëllimit. Nuk mund të mos jem i kënaqur skuadra luajti shumë mirë dhe kontrolloi lojën. Gjithsesi kemi edhe 90 minuta për të luajtur”, ka thënë Ferguson pas triumfit të tij në “Stanford Bridge”.

Mes optimizmit për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit dhe me shumë kritika për arbitrin spanjoll Majenko është paraqitur trajneri i Chelsea Carlo Anchelotti. Tekniku italian reklamon një penallti që mund të ndryshonte rezultatin e derbit anglez.

"Ishte penallti e pastër. Të gjithë e panë. Problemi i vetëm ishte se episodi ndodhi në minutën e fundit. Sigurisht, askush nuk është i lumtur për këtë humbje, por gjithcka është e hapur dhe do të kërkojmë kualifikimin në ndeshjen tjetër”, ka përfunduar Anchelotti, i cili nëse nuk fiton Ligën e Kampioneve rrezikon shkarkimin nga pankina e Chelsea në fund të këtij sezoni.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›