E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne njesine 7 shqetesim per hipotekat e shtepive

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha pati një takim me banorët e njësisë bashkiake numër 7. Aty ai u njoh me problemet e banorëve mes të cilave, hipotekimi i shtëpive, por edhe atë të 8 familjeve të strehuara në një godinë shtetërore, por mbi të cilën është dhënë një leje ndërtimi.

“Shtëpi të pahipotekuara do të thotë të paktën 700-800 milionë euro capital i ngrirë në qytet, që Brenda 6 mujorit të parë, ju jap fjalën, që ky capital do të shkrihet dhe banorët do të marrin hipotekimin e banesave”- tha kandidati Basha.

Ashtu si në çdo pjesë tjetër të kryeqytetit Basha ka dëgjuar sërish ankesat për infrastrukturën rrugore, mungesën e gjelbërimit, por edhe atë të këndeve të lojërave për fëmijë.
Njësia bashkiake numër 7 ka qenë dhe fundi i turit të kandidatit Basha nga të gjitha njësitë bashkiake në Tiranë.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›