Na vodhen. Xhafa Manovra e Berishes ne KQZ
Partia Socialiste ka reaguar permes sekretarit te çeshtjeve ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj per ate qe opozita konsideron skandalin me te fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Miratimi i nje dite me pare i fletes se votimit, ku ne KQZ u miratua pa emrat e partive te opozites te shkruara ne te, por vetem si koalicion per Partine Socialiste eshte cenim i hapur i integritetit te procesit zgjedhor qe mazhoranca dhe KQZ nen udhrat e saj po zbaton, deklaroi Xhafa.
“Në një seancë turpi, në prani të medias, të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, pa asnjë vetëpërmbajtje, qoftë edhe formale, shumica e qeverisë në KQZ deformoi përmbajtjen e fletës së votimit për bashkinë e Tiranës. Kjo shumicë hoqi nga fleta e votimit, emrat e partive anëtare të koalicionit të opozitës "Aleanca për të Ardhmen" ndërsa i la në fletën e votimit partitë e koalicionit qeverisës. Sali Berisha bëri dje vjedhjen e rradhës. Vodhi fletën e votimit” tha Xhafa.
Xhafa tha se vendimi eshte i rrezikshem dhe po e con procesin ne qorrsokak, duke i bere apel edhe vëzhguesve te huaj qe kane shprehur besim te KQZ, te shohin me kujdes keto veprimtari sipas tij ne shkelje te plote te ligjit.
“Ne nuk mund të kemi asnjë lloj besimi te kjo KQZ dhe te i uluri në karrigen e kryetarit, të cilin e konsiderojme veç një mashë në funksion të deformimit të rezultatit në favor të qeverisë. ju kërkojmë partnerëve ndërkombëtarë dhe vecanërisht OSBE/ODIHR-it të reagojnë në mënyrë të paanshme ndaj shkeljeve të tilla të ligjit që e fusin procesin në qorrsokak pa kthim. Nesër mund të jetë vërtetë vonë”.
Partia Socialiste kërkoi edhe nga kolegji zgjedhor, ku vendimi eshte ankimuar, te zbatoje ligjin dhe vetem ligjin pas zotimit se opozita nuk do te lejoje vjedhjen e votes se shqiptareve.
Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e enjte , 07 prill 2011 )