E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla:Çmimet e larta po varfërojnë shqiptarët



Deputeti socialist Taulant Balla ka bërë dje blerje të disa produkteve ushqimore në një pikë të tregtimit me pakicë ku evidentoi rritje të larta të çmimeve të produkteve të shportës së mallrave të konsumit krahasuar me një vit më parë. Sipas Ballës, kjo gjë ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës për shqiptarët. “Një vit më parë në këtë sezon , një kilogram domate ishte shumë më pak se 200 lekë, sot është 250 lekë , një kg qepë ishte 80 lekë sot është 130 lekë, një kg mollë ishte 90 lekë sot është 130 lekë, një kg portokalle në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 90 lekë, sot është 120 lekë. është e pamundur për një familje të përballojë rritjen e çmimit të sheqerit në 120 apo 130 lekë kur një vit më parë çmimi ishte 80 lekë. Imagjinoni se sa mundësi ka një familje pensionistësh me më pak se 100 mijë lekë në muaj që të përballojë këto cmime që janë rritur dhe vazhdojnë të rriten çdo ditë” u shpreh Balla. sipas tij, mundësia për një familje shqiptare që të përmbushi nevojat e ditës me ushqimet bazë për shkak të rritjes së çmimeve është e pamundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›