Fiton Sllovenia

Koren ia ka siguruar fitoren përfaqësueses së Sllovenisë, e cila mposhti Algjerinë me rezultat minimal 1:0. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, ku të dyja ekipet kishin raste për shënim.
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat kanë zhvilluar lojë të barabartë. Algjeria, në minutën e 73-të ka mbetur me një futbollist më pak pasi sulmuesi Ghezzal u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas ndërhyrjes së palejuar.
Ndërsa, në minutën e 79-të Koren kaloi sllovenët në epërsi, me një goditje nga distanca dhe pas gabimit të portierit algjerian, Chaouchi. Sllovenia ka hyrë në histori duke shënuar fitoren e parë në një kampionat botëror.
Me këtë fitore Sllovenia renditet e para në grupin C me 3 pik.
Grupi C
1 Sllovenia 3
2. Anglia 1
3. SHBA 1
4. Algjeria 0