E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gana, e fortë për Serbinë

Gana ka mposhtur përfaqësuesen e Serbisë me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e parë të grupit D.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka përfunduar baras, 0:0. Në këtë pjesë lojë ganezët dominuan në fushë, mirëpo nuk arritën ta gjejnë rrugën deri te goli.

Ndërsa, në pjesën e dytë dy skuadrat zhvilluan një lojë të barabartë. Në minutën e 74-t serbët mbetën me një futbollist më pak, pasi Lukovic u ndëshkua me karton të kuq.

Gjashtë minuta pa përfunduar takimi, Gyan kaloi ganezët në epërsi nga pika e bardhë, pasi Kuzmanovic, më herët kishte luajtur me dorë në zonën e rreptësisë.

Ganezët kanë mundur ta shtojnë epërsinë në minutën e 90, por goditja e Gyan përfundoi në shtyllën e majtë pingule.

Kjo është fitorja e parë e një Kombëtare afrikane, në Botërorin që po zhvillohet në kontinentin e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›