Fiton Uruguai, një hap larg kualifikimit
Uruguaj i Tabaresh është një hap larg kualifikimit për në 1/16 e finaleve të Botërorit 2010. Ka mjaftuar fitorja ndaj organizatorëve të Kupës së Botës, së Afrikës së Jugut që latino-amerikanët të jenë me një këmbë të kualifikuar. Në ndeshjen e fundit atyre do t’u mjaftonte edhe një barazim ndaj Meksikës për të kaluar më tej. Gjithsesi gjithçka do të varet nga ndeshja e sotme po e këtij grupi, Francë-Meksikë. Një barazim mes këtyre të fundit do të ndihmonte mjaft Uruguain. Por matematikisht barazimi mes këtyre dy të fundit do t’i bënte punë edhe Afrikës së Jugut, e cila do të mund të luante në ndeshjen e tretë kualifikimin ndaj Francës. Ndërkaq përsa i përket ndeshjes së mbrëmjes së djeshme, heroi ka qenë sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Forlan. Ai shënoi një dopietë, e para në këtë Botëror, duke gjynjëzuar kështu vendësit. Ndërsa në sekondat e fundit ishte Alvaro Perreira që shënoi edhe golin e tretë për ekipin e Tabaresh duke vulosur një dështim total të afrikano-jugorëve në ndeshjen e dytë. Ndërkohë vlen të theksohet se vendësit luajtën nga minuta e 77-të me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të portierit Khune. Portieri shkaktoi penallti, duke ndalur në mënyrë të gabuar sulmuesin uruguaian, Luis Suarez dhe si lojtar i fundit, arbitri akordoi 11-metërsh dhe nxori me të kuq gardianin e Afrikës së Jugut, duke komplikuar edhe më shumë humbjen e këtyre të fundit. Pas kësaj humbjeje, vendësit duhet vetëm të urojnë që takimi i sotëm Francë-Meksikë të përfundojë në barazim. Vetëm me këtë rezultat afrikanët do të jenë teorikisht në lojë për t’u kualifikuar, duke luajtur në ndeshjen e tretë ndaj Francës.
Afrikë e Jugut-Uruguaj 0-3
Shënues: Diego Forlan 24’, 80’ (p), A.Perreira 90+4
Kartonë të verdhë: Pienar 6', Dikgacoi 43'
Karton i kuq: Khune 76’
Gjyqtar: Masimo Busaka (ZVI)
Afrika e Jugut: Khune, Khumalo, Gaxa, Masilela, Mokoena, Tshabalala, Mphela, Pienar (Moneb 79’), Modise, Letsholonjane (Mouriri 58’), Dikgacoi. Trajner: Parreira
Uruguai: Muslera, Lugano, Godin, Fuçile, Kavani, Luis Suarez, Forlan, Pereira, Perez, M.Pereira, Arevalo. Trajner: Tabaresh