Kili, një fitore që pritej prej 48 vitesh
Përfundoi dje në Nelspruit, në Afrikën e Jugut, mallkimi që kishte goditur Kilin prej 48 vitesh. Përfaqësuesja amerikano-jugore kthehet te suksesi në një Botëror, pas triumfit 1-0 me Jugosllavinë, në finalen për vendin e tretë/katërt në Kupën e Botës, të luajtur në shtëpinë e tyre më 16 qershor 1962. Goli historik mban firmën e Beausejor dhe ai që e pëson është Hondurasi, ekip i cili nuk hyri kurrë në këtë ndeshje që u dominua nga djemtë e drejtuar nga trajneri Marselo Bielsa.
Tema taktike e ndeshjes është shumë e qartë që në minutat e para. Kili është ajo që manovron ndeshjen, ndërsa Hondurasi i beson kundërsulmit me lojtarin e Barit, Alvarez. Në 15 minutat e para, kjo taktikë e Hondurasit duket se funksionon mirë, por gjithsesi Kili nuk rrezikon asnjëherë të ndëshkohet. Në minutën e 34-t vjen dhe aksioni i Kilit, që do të hyjë në historinë e skuadrës amerikano-jugore në Botëror. Isla kroson nga e djathta në zonë dhe sulmuesi Beausejor nuk gabon, edhe pse topi përfundon në rrjetë edhe me pak fat. Kili gjen edhe golin e dytë në minutën e 30-të të pjesës së dytë, me Valvidia, por për gjyqtarin anësor, goli duhet anuluar për pozicion jashtë lojë. Në minutat e fundit të takimit, mes një zëvendësimi dhe tjetrit, ndeshja humbet ritmin dhe takimi përfundon me rezultatin 1-0.
Kili-Honduras 1-0
Shënues: J.Beausejour 342
Kartonë të verdhë: Karmona, Fernandez/ Palacios
Gjyqtar: Maillet (SEY)
Kili: Bravo, Isla, Medel, Ponce, Vidal (Kontreras 81’), Milar (Jara 52’), Fernandez, Karmona; Sançez, Valdivia (M.Gonzalez 86’), Bosezhur. Trajner: Bielsa
Honduras: Valadares; Mendoza, çavez Guiti, Majnor Figueroa, Izaguire, Palasios, Guevara (Tomas 66’), Alvarez, Espinoza, Nunez; Pavon (Velkome 60’). Trajner: Rueda
Kili Statistika Honduras
20 Gjuajtje 7
5 Gjuajtje në portë 2
1 Gola 0
21 Faulle të shkaktuar 15
15 Faulle të pësuar 20
6 Goditje këndi 4
11 Goditje dënimi 14
4 Jashtëloje 2
38 Kohë fiktive/lojë 29
56% Mbajtje e topit (%) 44%