Korea e Veriut, tifozët në stadium, aktorë kinezë
Në ndeshjen mes Brazilit dhe Koresë së Veriut u panë rreth një mijë mbështetës të Kombëtares aziatike. Një gjë e rrallë, duke ditur edhe regjimin në vendin e tyrë. Por, e përditshmja britanike “Telegraph” ka zbuluar se ata nuk janë koreano-veriorë, por aktorë kinezë. Rreth një mijë aktorë kinezë dhe kërcimtarë u paguan për të marrë pjesë në stadium dhe për të mbështetur skuadrën koreano-veriore. Asnjë person nuk ka pasur luksin që të udhëtojë nga Koreja e Veriut për në Afrikën e Jugut, pasi kjo gjë është rreptësisht e ndaluar dhe mbi të gjitha, nuk ka patur asnjë vizë në dispozicion. Madje, “Telegraph” bën të ditur së kur ekipi Kombëtar kishte siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës, drejtuesit e vendit kishin hartuar një plan të detajuar mbi njerëzit që do të udhëtojnë dhe ata që do mbështesin ekipin. Koreja e Veriut ka një skuadër jo shumë të njohur, të ndikuar edhe nga regjimi komunist i vendit të tyre, gjithsesi ka dhuruar një paraqitje dinjitoze në përballjen kundër Brazilit, duke u mundur me rezultatin 2-1.
Kalendari/ Sot e nesër
Grupi A
Afrikë J.–Meksikë 1-1
Uruguaj–Francë 0-0
Afrikë J.–Uruguaj 0-1
Sot Francë–Meksikë 20:30
Grupi B
Argjentinë–Nigeri 1-0
Koreja J.–Greqi 2-0
Sot Greqi–Nigeri 16:00
Sot Argjentinë–Kore 13:30
Grupi C
Angli–SHBA 1-1
Algjeri–Slloveni 0-1
Nesër Slloveni–SHBA 16:00
Nesër Angli–Algjeri 20:30
Grupi D
Gjermani–Australi 4-0
Serbi–Ganë 0-1
Nesër Gjermani–Serbi 13:30