E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton ankandin, por s’paguan dot

 

Dy statuja bronzi të vendosura 150 vite më parë në Pallatin veror të Pekinit i janë shitur në një ankand një qytetari i kinez, i cili nuk ka as paratë për t’i paguar. “Unë besoj se çdo kinez do të ngrihej në atë moment. Do të bëj çdo gjë të mundur për të përballuar përgjegjësitë e mia”, ka deklaruar Cai Mingchao në një komunikatë për shtyp. Statujat ishin pjesë të ankandit milionar të mallrave të Yves Saint Laurent. Komunikata është publikuar nga Fondi i Trashëgimisë Nacionale në Kina, një organizatë joqeveritare që tenton që nga viti 2002 të rimarrë objektet artistike kulturore kineze të nxjerra jashtë Kinës. Cai, i cili drejton një shtëpi ankandi në qytetin Xiamen, është një nga këshilltarët e këtij fondi. Statujat e  bronzit përfaqësojnë kokën e një miu e një lepuri dhe ishin blerë më parë nga stilisti francez Yves Saint Laurent. Ato u morën nga trupat anglo-franceze në vitin 1860 kur shkatërruan Pallatin veror të Perandorit kinez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›