Çavez: Celular 18 euro për të gjithë
Në Venezuelë po kryhet një revolucion i teknologjisë, pasi Presidenti Hugo Çavez ka filluar nismën “celulari i popullit”. I pagëzuar me emrin “Vergatario” (Person besimi e suksesi), telefoni special do të kushtojë vetëm 18 euro dhe do të ndërtohet në një prodhim të përbashkët me një kompani kineze. “Vergatario është i rehatshëm, i vogël, i lehtë dhe rezistues, imun nga uji dhe i blinduar”, ka shpjeguar në televizion lideri venezuelas. “Celulari i popullit”, do të jetë në tregun e Venezuelës duke nisur nga 24 maji me kodin “Zte 366”. Çdo vit në Venezuelë importohen 7 milionë telefona celularë dhe ideja e Çavez për të prodhuar një model me pak kosto bazohet në një projekt ekonomik të strukturuar dhe të nisur me Pekinin. Në këtë nismë është parashikuar një prodhimtari prej 600 mijë celularësh në vit dhe një milion për vitin 2010.