Fitore e demokracisë, apo fitore mbi demokracinë?
02/05/2005 Verë 1992, operacioni "Pelikan" frenon eksodin masiv
Grupi parlamentar i PD-së, pasi siguroi shumicën e cilësuar të vendeve në Kuvendin Popullor, kishte mundësi të miratonte vendimet që i duheshin udhëheqjes së partisë. Filloi menjëherë pastrimi masiv i fushës së veprimtarisë për “kasetën e re politike të etur për pushtet”, siç e quajti atëherë grupin e vogël të bashkëpunëotrëve të afërt të Sali Berishës publicisti e mbrojtësi i drejtësisë, Fatos Lubonja. I përbuzur nga shoqëria që në vitet e rinisë (prindërit e tij ishin të persekutuar), ai provoi mbi kurrizin e vete dhunën e regjimit totalitar dhe thelbin e ndryshimeve që ndodhën, e përcaktoi si një këmbim të zakonshëm vendesh të poleve politike. Në atë kohë fjalët demokrat dhe demokraci nuk ishin zhvleftësuar akoma dhe parashikim i Lubonjës, se ato mund të njësoheshin me koncepte, që i takonin të kaluarës komuniste e të kuptoheshin si ndërrim simbolesh u pritën me mjaft skepticizëm, veçanërisht nga analistët e huaj. Më 4 prill të vitit 1992 dhe dorëheqjen Ramiz Alia dhe Sali Berisha u bë president i ri. Sipas kushtetutës, kreu i vendit nuk duhet të ishte në parti. Por, pasi la postin ekryetarit të PD-së, Berisha mbeti në udhëheqjen e saj, duke patur kështu në duar, të gjitha levat e pushtetit. Pasi mori detyrën, ngarkoi për të formuar qeverinë 53-vjeçarin Aleksandër Meksi, me profesion inxhinier ndërtimi dhe specilaist për arkitekturën bizantine, që deri në atë kohë kishte qenë zëvendëskryetar i Kuvendit. Më 13 prill, kryeministri paraqiti kabinetin e ri të përbërë në shumicë nga demokratë, dy parti (ministrat e drejtësisë dhe industrisë), një republikan (ministri i transporteve dhe komunikacionit) dhe një social-demokrat (sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave). Përpara qeverisë së re qëndronin detyrat e vjetra, rimëkëmbja e ekonomisë, e cila kishte pësuar një rënie të përgjithshme, arritja e paqes sociale dhe stabiliteti. Klimën politike në vend e përcaktonin dy partitë kryesore PD-ja në pushtet dhe PS-ja në opozitë. Kryetar i PD-së pas “ngjitjes lart” të Berishës, u bë Eduart Selami, një filozofi ri i dalë nga universiteti i Tiranës, që sapo kishte mbushur 30 vjeç. Në vitin 1989 ai kishte mbaruar universitetin e Tiranës dhe shumë shpejt iu bashkua lëvizjes së drejtuar nga Berisha. Partia gëzonte famën e armikut të betuar të sistemit të vjetër komunist dhe zuri vendin në të djathtë të qendrës. PS-ja ishte partia më e madhe e më e organizuar, e cila në vitin 1991 kishte 100 mijë anëtarë. Gjatë shndërrimit nga PPSH në PS ajo kishte humbur rreth 50 mijë anëtarë. PS-ja ishte partia kryesore opozitare dhe, pavarësisht nga disfata në zgjedhjet parlamentare, ndihej e fortë për të sfiduar demokratët në rrethana të caktuara. Proceset politike e shtynë atë drejt social-demokracisë, por me këtë emër tashmë ishte një parti. Në ekstremin e majtë, për një kohë të shkrutër, qe Partia Komuniste e Shqipërisë, e krijuar në nëntor të vitit 1991, nga ithtarët besnikë të Enver Hoxhës, prandaj dhe quheshin enveristë. Në zgjedhjet e marsit të vitit 1992 ajo mori gjithsej 8 mijë vota dhe, në korrik të po atij viti, me vendim të Kuvendit, që ndalonte të gjitha partitë e organizatat totalitariste, u shpërnda. PD-ja zhduku me këmbëngulje të gjitha gjurmët e së kaluarës komuniste. Heqja e përmendoreve të “kultiti”, riemërtimi i rrugëve dhe i shesheve qe bërë që në “vitet e anarkisë”. Një ditë maji të vitit 1992, pa u gëdhirë mirë e në fshetësinë më të madhe, arkivolet e Enver Hoxhës dhe të 12 figurave partiake u nxorrën nga varret në kodrën memoriale që ngrihet mbi Tiranë dhe u rivarrosën në varrezat publike, në periferi të qytetit. Thonë, se pllakat prej mermeri të kuq, të sjella nga Italia, që mbetën nga varri pas heqjes së arkivoleve u vunë në bazamentin e përmendores së ngritur në kryeqytet, në kujtim të ushtarëve britanikë të vrarë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ideja e unitetit të të gjitha forcave të shëndosha të kombit, për hir të progresit të Shqipërisë, u rrëmbye nga udhëheqja e PD-së. Parimi i udhëheqjes kolegjiale, pak nga pak, u shkel dhe stili autoritar i përvetësuar nga Berisha filloi të bëhej rrezik real, për këmbimin e monizmit komunist me një tjetër, me monizëm demokratik. Në partinë që akoma nuk ishte formëzuar plotësisht, as ideologjikisht e as organizativisht, u shfaq erozioni. Në kushte të tilla ajo nuk mund të paraqitej si një forcë e konsoliduar. Shenja e parë e përçarjes që po piqej, qe historia e largimit të Gramoz Pashkos. Përpara tij qenë larguar nga partia edhe të tjerë, por disi pa rënë në sy, siç qe rasti i Neritan Cekës, i cili ishte i pakënaqur nga pozita që zinte në parti dhe mundësitë që hapeshin përpara tij në radhët e saj. Pashkoja e braktis partinë me një skandal të madh.
Duke qenë një prej themeluesve të saj e hartuesi i programit të saj ekonomik, ai u përfshi në përbërjen e qeverisë të parë të demokratëve. Por shpejt atij i kujtuan publikisht kundërshtimin për krizën qeveritare në vitin 1991. Si njeri me ego, Pashkoja nuk mund të pajtohej me mënjanimin faktik nga punët dhe, në rastin e parë që ju dha, u largua në mënyrë të hapur. Më 25 korrik në seancën e kuvendit, në të ciën diskutohej përshëndetja që do ti dërgohej parlametit të Kosovës, ai pyeti për shkaqet e nisjes së papritur për në SHBA të Azem Hajdarit, që konsiderohej në atë kohë si nënkryetar i partisë. Ai nuk u pajtua me versionin zyrar, sipas të cilit Hajdari kishte vendosur të thellonte studimet dhe e shpejgoi largimin me mosmarrëveshjet e tij ideore me Berishën. Dëshmitarët e skandalit kujtojnë se Pashkoja nuk ishte krejt esëll. Për më tepër, mbrojtja e Hajdarit, i njohur për prirjet aventurore dhe lidhjet me figura të dyshimta dukej, në rastin më të mirë, jo bindëse. Në fillim Pashkoja u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, ndërsa në mes të gushtit dhe nga partia, së bashku me disa përçarës të tjerë. Të dëbuarit u ndoqën nga disidentët vulnetarë. Në shtator të vitit 1992, një grup intelektualësh krijuan partinë e re të qendërs së djathtë, Partinë e Alenacës Demokratike (PAD), kryetar i së cilës u bë Neritan Ceka. Aleanca Demokratike shpalli besnikërinë ndaj idealeve të paqes e të drejtësisë sociale, pajtimit kombëtar, reformave ekonomike efektive dhe integrimit në BE. Në manifestin e partisë kritikohej pa emër Berisha. Manifesti bënte thirrje për të krijuar në vend një klimë të çliruar nga retorika e demagogjia, theksohej e drejta e qytetarëve për t’u mbrojtur nga veprimet populiste dhe pushteti i pakontrolluar i një partie. Ngjarjet partiako-politike zhvilloheshin në sfondin e përkeqësimit të gjendjes social-ekonomike. Në verën e vitit 1992 lindi sërish rreziku i eksodit masiv, por që u bë e mundur të shuhej pjesërisht në kuadrin e operacionit “Pelikan”, i cili, ndërkohë kishte filluar (programi i ndihmës speciale ushqimore e mjekësore i siguruar nga qeveria italiane në periudhën shtator 1991-dhjetor 1993). U arrit që për njëfarë kohe, situata të stabilizohej. Ndërsa zbatimi i detyrave të programit të parë qeveritar për reformat, që i qenë paraqitur Kuvendit në prill të vitit 1992, ende nuk kishte filluar. Në synimet e afatgjata të programit pëfshiheshin dhe qëndrueshmëria e ekonomisë dhe krijimi i institucioneve të domosdoshme për ecurinë e ekonomisë së tregut. Detyrat e tij kryesore qenë përmirësimi i sistemit tatimor dhe ndërpreja e inflacionit, që në atë kohë kishte arritur pikën më të lartë. Nga zbatimi i këtij programi, pritej shkurtimi i financimeve të brendshme buxhetore me tre herë dhe krijimi i mundësisë së konvertimit të lekut me valutat e “forta”. Një rol të veçantë duhej të luante banka. E trashëguar nga e kaluara socialiste dhe e centralizuar, ajo duhej të rikonceprohej për kushtet e reja të tregut, që po lindte, por që qe i pamundur të realozohej pa ndihmën e organizatave përkatëse ndërkombëtare dhe pa tërhequr në ekonominë e vendit investimet e huaja. Në dy vitet e fundit të regjimi komunist borxhet e marra nga perëndimi qenë relativisht të vogla. Kur u bë kryeministër, Fatos Nanoja foli për borxh të jashtëm prej 350 milion dollarësh. Ndërsa shtypi botoi dëshmi për një nivel më të lartë. Por, ndërrimi i shpeshtë i qeverive dhe amullia e përgjithshme penguan dajen e së vërtetës. Ndërsa, opinioni publik, siç ndodh rëndom me këto raste, mendonte se paratë ishin vjedhur. Prej vitit 1993, falë statusit të veçantë që iu dha Shqipërisë nga FMN-ja dhe Banka Botërore, u përmirësua deri diku rregulli i hyrjes së investimeve të huaja. Mjete të kosiderueshme financiare, që e kalonin buxhetin vjetor, vinin nga emigrantët dhe diaspora. Kontrolli i Shtetit për përdorimin e kredive dhe rezultatet e para pozitive, që u pasqyruan në treguesit makroekonomikë. Sipas të dhënave të institucioneve financiare ndërkombëtare, të cilët vëzhgonin ekonominë shqiptare, në vitin 1993, u vërejt një rritje e vëllimit të produktit kombëtar prej 9.6%, në vitin 1994-9.3%, në vitin 1995-14%. Edhe inflacioni u ul në mënyrë të vazhdueshme dhe në vitin 1995 ishte vetëm 6%. Nën kontrollin e rreptë të FMN-së u forcua monedha kombëtare. Prodhimi i madh industrial vazhdonte të mbetej në gjendje stanjacioni. Privatizimi preku kryesisht ndërmarrje të vogla (në vitet 1991-1992) dhe të mesme dhe (në vitet 1992-1995), pronë e shtetit. Tenderat nuk shpalleshin dhe pronë u bënë njerëz të lidhur me qarqet qeveritare e partiake të PD-së, që në fund të fundit ishin të njëjtët. Vështirësi të mëdha lindën gjatë privatizimit të tokës në qytet e fshat. Nuk qe e lehtë që për çdo rast të ripërtërije dokumentet e humbura, të cilat vërtetonin pronësinë. Në këto raste pretendenti që de facto zotëronte një pronë, nuk mund të ishte plotësisht pronari i saj. Vala e privatizimit preku edhe ndërtesën e ambasadës franceze në Tiranë. Doli pronari i saj i mëparshëm që e shtonte qiranë sipas interesit të tij, duke pakësuar në këtë mënyrë të ardhurat e buxhetit të Drejtorisë së Shërbimit Diplomatik. Mënyrat e privatizimit shkaktuan kritikën e ashpër të shtypit. Ato i kishin hapur udhë korrupsionit të nëpunësve shtetërorë, që pasuroheshin nga ryshfetet. Në shtypin zyrtar privatizimi emërtohej shpesh “privatizim”, por në tërësi, vetë procesi i rregullimit të marrëdhënieve pronësore u vlerësua pozitivisht. Të gjitha qeveritë shqiptare të pasluftës mbështesnin shpresa të mëdha në zhvillimin e industrisë së naftës, veçanërisht në zbulimin e saj në platformën adriatike. Në vitet 1991-1992, pas hapjes së vendit për investitorët e huaj, qeveria nënshkroi kontrata me firmat "Shell", "Oksidental", "Sheuron", "AGIP". Në fund të vitit 1993 Agjensia Kombëtare e Naftës hartoi planin për investimet kapitale në këtë degë. Por vlerësimi paraprak i rezervave nuk solli përfundime shpresëdhënëse dhe shoqëritë e mëdha perëndimore u larguan nga Shqipëria, duke ua lënë fushën e veprimit francezëve e kroatëve. Që në vitin 1992, në Shqipëri u zbatuan programi bujqësor i Bashkimit Europian për Europën Lindore. 15 milionë eky të përfituara u përdorën për blerjen e 174 traktorëve, pesticideve dhe materileve për fara. Më pas, investime relativisht të vogla u bënë në agrobiznes dhe në industrinë përpunuese, e gjithashtu, në peshkim e në industrinë përpunuese të prodhimeve të detit. Në periudhën e krizës jugosllave ndihma e SHBA-së që mbështeste aktivisht presidentin Berisha u shtua. Ajo synonte të plotësonte boshllëkun e krijuar në Europën Lindore nga largimi i Bashkimit Sovjetik. Duke shfrytëzuar përparësinë e pozicionit gjeografik të Shqipërisë, që e bënte atë një nga pikat më të rëndësishme strategjike të Mesdheut Lindor, Berisha zgjeroi e forcoi marrëdhëniet me interesa të ndërsjellta me partnerët e përtej oqeanit. Në janar të vitit 1995, vizitoi Tiranën i dërguari i posaçëm i presidentiti Klinton, Riçard Hollbruk, i cili shprehu gadishmërinë e administratës amerikane për të mbështetur Shqipërinë politikisht dhe ekonomikisht, në rrugën e integrimit të saj në strukturat evropiane e për tu bërë anëtare e NATO-s në të ardhmen. Në buxhetin e Pentagonit qenë parashikuar kredi deri në 2 milionë dollarë për blerjen e armatimeve dhe pajisjeve për ushtrinë shqiptare. Në territoret e të dy vendeve bëheshin rregullisht stërvitje të përbashkëta. Leverdia e këtyre marrëveshjeve qe dukshme. Dhënia e aerodromeve shqiptare për aeroplanët zbulues amerikanë i dha mundësi NATO-s të vëzhgonte aktivisht territorin e Bosnjës, në vitin 1995. Qëndrimi i njëjtë i Shqipërisë dhe i SHBA-së për Kosovën, mbështetja e kërkesave për mbrojtjen e të drejtave të popullsisë së krahinës, për një autonomi të gjerë e për vetëqeverisjen në përbërje të Jugosllavisë, i bënte këto dy vende të afroheshin. Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare i përmbahej prerë parimit të respktimit të kufijve në Ballkan dhe dënoi përdorimin masiv të forcës, për të zgjidhur problemet territoriale, që kishte ndërmarrë Beogradi. Kjo nuk donte të thoshte aspak, se kokat e nxehta në Shqipëri e në Kosovë, duke dëgjuar thirrjet e serboboshnjakëve për tu bashkuar me Serbinë në një shtet, nuk ëndërronin të njëjtën gjë dhe për shqiparët. Këtë e dëshmonte dueli verbal midis Berishës dhe shkrimtarit e personalitetit të njohur publik kosovar, Rexhep Qoses, në fillim të viteve 1993. Në hapat e para të Berishës në lëvizjen demokratike të dy politikanët kishin të njëjtin qëndrim. Thoshin, se qe pikërisht Qosja ai që i vuri emrin “Rilindja Demokratike” gazetës së PD-së. Por shpejt qëndrime e tyre u ndanë.
Konflikti i hapur u ndez pas intervistës së Berishës për gazetën kosovare “Bujku”, të titulluar “Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është trajtuar asnjëherë seriozisht nga qarqet politike shqiptare”. Në përgjigje, letra e hapur e Qoses drejtuar Berishës, e akuzonte atë se nuk kishte përfillur vuajtjet e shkrimtarëve, historianëve, shkrimtarëve shqiptarë qëndodhshin në burgjet serbe, të cilët “nuk qenë pajtuar kurrë me kufijtë e vitit 1912, që kalonin përmes zemrës së popullit shqiptar”. Berisha iu përgjigj me një letër të hapur po aq emocionale. “Problemi i Kosovës nuk do të zgjidhet asnjëherë me anë të terrorizmit”, theksonte Berisha. "Lëvizja shqiptare në Kosovë po zhvillohet me sukses pikërisht sepse po përdoren mënyra të civilizuara e antiterroriste. Çdo gjë tjetër e lidhur me dhunën, vetëm do të legjitimojë dhunën dhe agresionin në Ballkan e do të sjellë një tragjedi të vertetë për Ballkanin dhe Shqipërinë". Qeveria shqiptare ndërmori ndërkombëtarizimin e çështjes kosovare dhe zgjidhjen paqësore të saj me anë të bisedimeve politike, midis Prishtinës dhe Beogradit, nën mbikqyrjen e struktrave ndërkombëtare. Ajo nisej nga fakti, dhe Berisha e argumentoi këtë qëndrim në deklaratën e 4 korrikut të vitit 1992, se roli i gati 3 milionë shqiptarëve në territorin e ish-Jugosllavisë “ka rëndësi ndërballkanike”.
Në dy vitet e para të qëndrimit në pushtet politika e demokratëve u mirëkuptua dhe u miratua nga perëndimi. Në mënyrë veçanërisht aktive e ndihmuan Berishën amerikanët, duke e quajtur atë si të vetmin politikan të aftë, për të mos lejuar që vendi të zhytej në kaos. Ndërsa brenda vendit, në popull, qëndrimi ndaj tij formohej në vartësi të hapave konkrete që ndërmerrte qeveria. Puna ishte se udhëheqja e Partisë Demokratike synonte të vinte në postet kyçe të aparatit shtetëror njerëzit e vet. Fitoi parimi i përkatësisë partiake, i cili përjashtonte vlerësimin e nivelit të profesionalizimit, i domosdoshëm për të zënë këtë apo atë post. Si përfundim e pësonte puna dhe njerëzit, të cilëve u “ndalohej të ushtronin profesionin”. Vënia në jetë e parimit të denigrimit të ish-anëtarëve të PPSH-së përjashtoi mundësinë engritjes së specialistëve të aftë nga hallkat e ulta e të mesme, për të cilët përkatësia partiake, më tepër se dëshmi e besnikëri ndaj ideologjisë marksiste-leniniste, qe mënyra e vetme për të realizuar aftësitë e veta profesionale. Me synimin për të çrrënjosur gjithçka komuniste, demokratët shkuan shumë larg, duke e drejtuar energjinë shkatërruese të pasuesve të tyre kundër gjithçkaje, që gjoja simbolizonte regjimin e vjetër, siç qenë, p.sh., plantacionet masive, frut i aksioneve të rinisë.
Dëshmitarët dhe pjesëmarrësit e ngjarjeve nuk besonin as në sinqeritetin e antikomunizmit të vetë Berishës, i cili në dhjetor të vitit 1990, i ndryshoi shumë shpejt e në mënyrë rrënjësore bindjet politike, duke kaluar nga kampi komunist në atë demokrat. E gjithë kjo bëri që demokratët, të cilët fituan bindshëm në zgjedhjet parlamentare të humbisnin në zgjedhjet lokale që pasuan , e të fitonin socilaistët.