E Diel, 1 Nëntor 2026

Bari i fundit në Serie A, por ka tetë reprezentues

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 13:33

Skuadra e Barit zë pozitën e fundit në Serie A me vetëm 17 pikë nga 29 ndeshje, por ka tetë futbollistë të ftuar nga kombëtaret e tyre.

Portieri belg Gillet, që është edhe kapiten, do të jetë i angazhuar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2012 më 25 mars kundër Austrisë në Vjenë dhe më 29 në Bruksel kundër Azerbajxhanit.

Sulmuesi hungarez Rudolf në të njëjtat data do të zhvillojë ndeshje kundër Holandës, ndërsa algjeriani Ghezzal më 27 mars është i ftuar për ndeshjen Algjeria-Maroku të vlefshme për preliminare të Kupës së Afrikës.

Të tjerët, bjellorusi Kutuzov do të luajë më 26 mars kundër Shqipërisë në takimin e vlefshëm për kualifikim në Euro 2019 si dhe tre ditë më vonë në miqësoren me Kanadanë.

Alvarez do të zhvillojë dy miqësore për Hondurasin kundër Koresë dhe Kinës më 25 dhe 29 mars, ndërsa edhe për sllovakun Kopunek do të jetë dy sfida kundër Andorrës dhe Danimarkës. Për polakun Glik dy miqësore me Lituaninë dhe Greqinë më 25 dhe 29 mars, ndërsa norvegjezi Huseklepp do të përballet me Danimarkën më 26 mars për kualifikim në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›