E Shtunë, 31 Tetor 2026

Optimizmi i Shakhtarit

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 12:31

Një zyrtar i lartë i Shakhtar Donetskut ka thënë se Barcelona është skuadra më e fortë që ka mbetur në garë në Ligën e Kampionëve, por beson se ekipi i tij mund ta eliminojë atë.

“Nëse ne nuk mund t’i ndalim ata, atëherë kush mundet?”- tha Serhy Palkin, sekretari i përgjithshëm i Shakhtarit, në komentet e publikuara nga mediet ukrainase.

“Katalanët kanë mundësi më të mira se çdokush tjetër për të fituar garën. Fati ka ‘buzëqeshur’ ndaj nesh, por ne do të luajmë kundër tyre. Ne i njohim ata mjaft mirë”, shtoi ai. Barcelona luajti me Shakhtar Donetskun tri herë më 2009, dy herë në Ligën e Kampionëve dhe skuadra katalane fitoi dy takime. Ukrainasit fituan Kupën UEFA, por u mposhtën përsëri nga Barcelona në Superkupën e Evropës më 2009.

“Ky është një short mjaft i vështirë, por i tillë është futbolli. Gjithçka mund të ndodhë dhe ne nuk do të dorëzohemi. Do të shikojmë me optimizëm drejt ndeshjeve me ta”, përfundoi Panin. Ndërsa kapiteni i Shakhtarit, Dario Srna para shortit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve e quajti Barcelonën “ekip me të cilin nuk do të preferoja të takohesha, ata janë favoriti për të fituar garën”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›