E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitore ndaj Interit

Francesco Totti është më i motivuar se kurrë për ta mposhtur Interin, në kryendeshjen e kësaj xhiroje, e cila zhvillohet të dielën.

“Tifozëve u them që të mbesin afër Romës, sepse kemi gjithmonë nevojë për ndihmë dhe për mbështetjen e tyre, sidomos në këtë moment. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe dëshirojmë absolutisht të fitojmë, sepse mezi presim të luajmë. Do të mundohemi t’ua shpaguajmë tifozëve mbështetjen që na japin”, theksoi kapiteni i klubit Giallorossi.

Ndeshja ndërmjet Romës dhe Interit do të fillojë në ora 15:00, njëjtë si të gjitha takimet tjera të xhiros së 21-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›