E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli, i preferuari i Yaya Toure

Yaya Toure zbulon se nëse do të duhej ta bënte një zgjedhje, duke e marrë një lojtar të Manchester Cityt në Kombëtaren e Bregut të Fildishtë, do ta zgjidhte pa hezitim Mario Balotellin.

“Nëse do të duhej ta zgjidhja një lojtar të Cityt për të luajtur për Bregun e Fildishtë, ai do të ishte Mario", deklaroi Toure, i cili aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren në Kupën e Afrikës.

Ai është i ri dhe mund të gabojë, por jo gjithmonë kritikohet me vend. Edhe unë kam gabuar kur kam qenë në moshë të tij. Nuk mund t’ia mohoni kualitetin e tij në fushë. Në fund të fundit, kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›