Fitore për Lakers, Celtics dhe Hawks

Kobe Bryant realizoi 30 pikë, derisa Los Angeles Lakers mposhti New Orleans Hornets 100-86 duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë çerekfinale të Konferencën Perëndimore në NBA.
Përveç Bryantit, kontribut të madh në fitoren e Lakers dha edhe qendra spanjolle Pau Gasol, i cili realizoi 17 pikë. Boston Celtics u afrua në vetëm një fitore larg kalimit në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, pas fitores së tretë ndaj New York Knicks me rezultat 113-96.
Ray Allen shënoi tetë treshe për Celtics, ndërsa Paul Pierce ishte realizuesi më i mirë me 38 pikë.
Atlanta Hawks kaloi në epërsi 2-1 me fitore në përballjen e tyre me Orlando Magic, të cilët i mposhtën 88-84. Jamal Crawford ishte hero i Hawks me 23 pikë të shënuara, përfshirë një treshe në sekondat e fundit që vendosi fituesin.
New Orleans-LA Lakers 86-100 (1-2)
New Orleans: Paul 22
Rimbalzi: Ariza 12.
Los Angeles Lakers: Bryant 30
New York-Boston 96-113 (0-3)
New York: Williams 17
Boston: Pierce 38
Atlanta-Orlando 88-84 (2-1)
Atlanta: Crawford 23
Orlando: Howard 21