E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho nuk kthehet në Inter

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 17:56

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet rreth rikthimit të tij në drejtim të Interit sezonin e ardhshëm.

Mediet italiane kanë ngritur mundësinë e rikthimit të strategut portugez në bankinën e Nerazzurrëve, skuadër të cilën edicionin e kaluar e udhëhoqi drejt triumfit në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

Por, duke folur gjatë një konference për shtyp, Mourinho tha: “Ajo që janë duke thënë çdo ditë në Itali, se do të kthehem për të udhëhequr sërish Interin, është e pavërtetë, totalisht e pavërtetë. Jam gjithnjë e më i lumtur në Real Madrid”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›