E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitoret e PD kanë në themel votat dhe kontributin e të rinjve

04-06-2013 / Gazeta 55

Kryesuesi i listës së PD për qarku e Fierit, Sokol Olldashi

Kryesuesi i listës së PD për qarku e Fierit, Sokol Olldashi i shoqëruar nga kandidatët për deputet të PD, Alketa Lugaj dhe Kozma Dashi, u takuan dje me të rinj, studentë e gjimnazistë të qytetit."Rinia dhe PD janë simbiozë e njëra-tjetrës, pasi të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e rinisë janë mishëruar në programet e PD, ndërsa fitoret e PD kanë në themel votat dhe kontributin e të rinjve", tha Olldashi. Olldashi tha se vota e 23 Qershorit është një përgjegjësi e madhe në duart e të rinjve. "Ne kërkojmë mbështetjen tuaj jo thjesht si votë, por mbështetjen e frymës suaj, të energjisë suaj, për ta përçuar kudo, në qytet e në qark", i tha Olldashi të rinjve. Duke vlerësuar të rëndësishme votën e tyre në zgjedhjet e 23 qershorit, Olldashi i tha të rinjve se vetëm angazhimi i tyre mund të konfirmojë fitoren e PD në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë."Vetëm angazhimi juaj mund ta mbajë ecjen e vendit përpara dhe mund të sigurojë ritmet e zhvillimit të Shqipërisë", theksoi Olldashi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›