E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama i kompleksuar, pasi nuk arriti të bllokojë anëtarësimin në NATO”

04-06-2013 / Gazeta 55

Reagim i ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami lidhur me deklaratat e kreut të PS

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, reagoi dje ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili siç tha z.Imami, “shpalosi në Vaqarr të gjithë kompleksin që ka ndaj NATO-s”. “Ai është i kompleksuar pasi nuk arriti ta bllokojë anëtarësimin në NATO, sikurse bllokoi Statusin Kandidat për në BE. Ai nuk ishte i aftë ta mbante mbrapa Shqipërinë nga kjo arritje, njëlloj sikurse ka mbajtur peng ëndrrën Europiane të qytetareve”, shkruan ministri Imami në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. “Rama, nuk ke pse të jesh kaq i kompleksuar nga dështimi për të dëmtuar ëndrrat e qytetarëve. Përkundrazi, duhet të kompleksohesh se tashmë qytetarët e dinë të vërtetën e modelit tënd – modelin e bojkotit, grevave të urisë, bllokimit dhe protestave. NATO nuk është natë, por është diçka për të cilën – përveç teje- të gjithë shqiptarët ndihen krenar”, thekson Imami.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›