E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Qeveria Berisha do vijojë uljen e taksave

04-06-2013 / Gazeta 55

Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD, Imami takime në terren me tregtarët e tregut industrial në Elbasan

Klima pozitive për biznesin është jetësore për rritjen ekonomike të vendit tonë dhe krijimin e vendeve të punës që paguajnë më mire. Paraditen e djeshme Arben Imami, kryesues i listës së kandidatëve të PD në qarkun e Elbasanit, i shoqëruar nga kandidati për deputet, Aurel Bylykbashi zhvilloi takime në tregun industrial të elbasanit për t’u njohur më nga afër me problematikat dhe arritjet e këtyre viteve. Sipas programit të qeverisë së PD, klima pozitive për biznesin është jetësore për rritjen ekonomike të vendit tonë dhe krijimin e vendeve të punës që paguajnë më mirë. Duke ulur taksat dhe duke shkurtuar burokracitë, pronarët e biznesit do të kenë mundësinë të shpenzojnë kohën dhe paratë e tyre për të rritur biznesin e tyre.
Kjo është arsyeja pse Partia Demokratike ka shkurtuar kontributet e sigurimeve shoqërore për bizneset e vogla dhe punëdhënësit duke i përgjysmuar ato, ka shkurtuar taksat në një taksë të sheshtë prej 10%, ka hequr TVSH mbi makineritë dhe pajisjet, ka shkurtuar kohën e regjistrimit të një biznesi të ri nga 40 në 1 ditë, ka eliminuar 200 leje dhe licenca të panevojshme dhe ka vendosur prokurimin dixhital dhe licensimin “one stop shop”. Duke ecur përpara, Partia Demokratike, do të vazhdojë uljen e barrës fiskale dhe kostove të tjera të biznesit, do të vendosë regjistrin kombëtar online dhe do lejojë pagesa online falas dhe do të themelojë Gjykatën Administrative për të ndihmuar bizneset të zgjidhin çështjet e tyre me më shumë efikasitet. Në takimet e shumta që u zhvilluan në tregun industrial, tregtarët vlerësuan punën e qeverisë në këto vite dhe programin për 4-vjeçarin e ardhshëm.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›