Rama: “Takun e bëjmë ministër e pastaj e heqim me Dosjen e Kiços”
Kronika e koalicionit majtist, i cili e harxhon kohën duke gjetur armiq brenda vetes
Marrëveshja midis Edi Ramës dhe Spartak Ngjelës tashmë ka dalë sheshit. Ky i fundit, qaraman për t’u bërë domosdo anëtar qeverie ka shpallur kësisoj se marrëveshja me Edi Ramën nuk kishte as princip moral dhe asnjë tjetër, porse vetëm një pazar në këmbim të një portofoli ministror. Rama, i cili njihet si njeri që as njeh marrëveshje dhe as bën kollaj shokë, e përdori Takun në mënyrë të plotë gjatë këtyre viteve si zhurmues, agjitprop, lojtar të vogël, që në fund nuk meriton asgjë veç flakjes e hedhjes tej.
Ngjela që kryeson një parti fantazmë që nuk ekziston gjëkundi e as që shihet të ketë bërë së paku një kongres, plenum, a mbledhje, le pastaj për të hapur fushatën që as ekziston, i është qasur kreut të Partisë Socialiste me të vetmin pazar, atë të një kolltuku për t’u kapardisur. Harrojini të gjitha fjalët e mëparshme të Ngjelës, “kantizmin” e tij, “filozofinë anglosaksone”, “pozicionin e palëvizshëm djathtas”, etj, pasi të gjithë e shohin se ai fle te partia e Zylyftarit vetëm për një “ëndërr për karrige”. Spartak Ngjela sot është as më shumë e as më pak te partia ku kanë strehën ish-sigurimsat, ish hetuesit, ish gjykatësit (me pinjollët e tyre) e diktaturës komuniste që futën në burg si Spartakun ashtu edhe babain e tij Kiçon. Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste (ish e Punës) është shprehur se Spartaku duhet përdorur si agjitator i fortë kundër “armikut”, sepse në fund të fundit mund ta hiqnin siç hoqën Kiçon, apo më ndryshe me dosjen e Kiços. Edhe Kiço ministër ishte për shumë vjet, por kur u xhindos partia ia ktheu mbrapsht e ia rrëzoi të gjitha meritat që i kishte dhënë. Për Takun si duket nuk ka vlerë argumenti se kur partia të shuan, nuk të ngjall më pasi grup antiparti do vazhdosh të jesh. Kësisoj përveçse një tallje “marrëveshja” e Ramës me Takun nuk ka asnjë serioze. Është vetëm tallja e radhës.
Në fund të fundit, të ngopë Takun me lugën bosh nuk humbet asgjë, pasi Edi Rama i humbur është.