Siri, nis eksodi. Turqia fton Rusinë e Iranin kundër Asad
Në kufijtë e Sirisë kanë nisur të afrohen ndihmat e para ndërkombëtarë për banorët në zonat e bllokuara, por ato janë bllokuar në ditën e tretë të përpjekjes për të hyrë në vend. Dhuna e regjimit të Asad ka provokuar dje valën më të madhe të eksodit të sirianëve drejt kufirit me Libanin, që kur nisën trazirat. Janë rritur shqetësimet se civilët në lagjen Baba Amro, pikë e kryengritësve, janë lënë pa ushqim, karburant dhe ilaçe në motin me temperatura nën zero. Diplomacia ndërkombëtare vazhdimisht i bën thirrje Asad të heqë dorë nga dhuna, por ai nuk i ka dëgjuar ata dhe deri tani gëzon mbrojtjen e Moskës, Pekinit dhe Teheranit. Presidenti turk, Abdullah Gul, tha dje se Rusia dhe Irani së shpejti do ta kuptojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse tu bashkëngjiten përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për largimin nga pushteti të Bashar al Asad.