E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, aksidenti më i rëndë hekurudhor në dy dekada

Dy trena janë përplasur kokë më kokë në Poloni, duke shënuar aksidentin më të keq hekurudhor të këtij vendi për dekada me radhë. Trenat po ecnin në të njëjtat shina në pjesën jugore të Polonisë dhe janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve. Përplasja ndodhi afër Krakovit, ku edhe vagonët kanë hyrë në trupat e njërit-tjetrit dhe janë kthyer anash. Banorët në qytetin e Skzekocinit thanë se zhurma që ata kishin dëgjuar ishte si bombë. Shumica e të mbijetuarve janë në gjendje shoku. Përplasja ka ndodhur në orët e para të së dielës dhe punëtorët e shpëtimit kanë punuar në errësirë për të nxjerrë trupat dhe të plagosurit. Zyrtarët thanë se ishte shumë herët për të përcaktuar shkakun e kësaj fatkeqësie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›