E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Tiranes, shtyn festen e titullit per Dinamon

Ishte Besa qe nuk e lejonte deri nje jave me pare Dinamon, qe te shpallej kampione, por eshte afruar Tirana ne vend te dyte dhe me fitoren e djeshme, i ka mohuar festen rivalit historik. Dinamo nuk ka fituar as ne ndeshjen e djeshme me Apolonine e Fierit, duke e shtyre per nje jave tjeter festen e titullit te 18-te kampion ne Shqiperi. Humbjet e njepasnjeshme te bluve, edhe pse keta te fundit e kane siguruar ne fakt titullin kampion me kohe, nuk i kane lejuar qe te festojne titullin ne momentin e duhur. Megjithate, nje jave me vone pritet qe Dinamo te vere me ne fund kuroren e kampione, sukses i arritur para fillimit te fazes se trete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›