Fitorja e parë e Arsenalit, Stoke befason Liverpoolin

U desh të kalojnë katër xhiro që Arsenali të arrin fitoren e parë në sezonin e ri në Premierligë.
Shumë më vështirë se që ishte pritur, ekipi i menaxherit Arsene Wenger fitoi në shtëpi kundër Swansea City me rezultat minimal 1-0, falë golit nga mesfushori rus Andrei Arshavin.
Në ndeshjet tjera Stoke City befasoi Liverpoolin duke e mposhtur 1-0 ndërsa Manchester City ruajti pozitën e parë pas fitores 3-0 ndaj Wigan Athletic. Të tri golat për ekipin e Roberto Mancinit i shënoi përforcimi i ri Sergio Aguero.
Chelsea mori pikë të plota nga udhëtimi në Sunderland. Gjiganti londinez fitoi me rezultat 2-1.
Tottenham Hotspur mposhti si mysafir Wolvesin, 2-0. Everton dhe Aston Villa barazuan 2-2. Në ora 18:30, kampioni në fuqi Manchester United është mysafir i Boltonit.