E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e parë e Romës

Skuadra e Romës ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri në Kampionatin italian duke e mposhtur Parmën me rezultat 1-0.

Pjesa e parë i takimit të zhvilluar në Stadio Ennio Tardini nuk dha shumë për t`u shijuar dhe u mbyll pa gola.

Nuk kaluan shumë minuta brenda gjysmës së dytë (50’) dhe Aleandro Rosi bëri një krosim të shkëlqyer drejt kokës së Pablo Osvaldos, i cili u sigurua që skuadra e tij të kalonte në avantazh.

Roma pati raste edhe në vazhdim, ndërsa një gjuatje të pabesueshme për ta barazuar rezultatin e bëri Jonathan Biabiany në minutën e 71-të.

Kjo është fitorja e parë e Romës pas katër xhirosh. Kryeqytetasit aktualisht kanë pesë pikë nga një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›