Fitorja e parë

01/02/2005 Allavi: Terroristët i mundëm, tani duhet të punojmë së bashku
Shifrat e pjesëmarrjes, midis 60 dhe 75 për qind. Vlerësimet e para të komisionit zgjedhor
Një ditë pas votimeve, apeli i Kryeministrit për bashkim. Ministri iraken i Mbrojtjes: “SHBA do të largohen pas një muaji e gjysmë”
“Dje mundëm terroristët, tani është momenti i bashkimit kombëtar”. Shumë i kënaqur, Kryeministri i përkohshëm, Allavi, një ditë pas votimeve, që shënuan lindjen e Irakut të ri. “Për atë kohë që më mbetet si kryeministër – ka thënë dje, ai gjatë një konference për shtyp – do të përshpejtoj dialogun kombëtar për të garantuar praninë e zërit të të gjithë irakenëve në qeverinë e ardhshme”.
Allavi ka kërkuar impenjimin e të gjithëve për të rindërtuar një shoqëri të shkatërruar nga disa dekada luftëra, tirani, sanksione ekonomike dhe pushtimi ushtarak si dhe për të mundur terroristët. Pas “fitores së madhe kundër terrorizmit të dielën, tha Allavi, tani terroristët e kanë të qartë se nuk mund të fitojnë”.
Shumë prej masave të forta të sigurisë, të zbatuara në ditët e fundit do të mbeten në fuqi në një pjesë të madhe të vendit. Në Bagdad, forcat e rendit vazhdojnë të kryejnë kontrolle rutinë, sidomos ndaj atyre që duan të kalojnë urat mbi Tigër, të cilat u hapën dje në orën 12.00. Megjithatë, një pjesë e madhe të rrugëve në qendër të qytetit vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për qarkullim.
REZULTATET E PARE
Dje, por edhe sot, janë pritur rezultatet paraprake, megjithëse për rezultatet përfundimtare do të duhet të kalojnë më shumë se dhjetë ditë. Irakenët i presin me padurim: për të votuar, ata sfiduan atentatet që shkaktuan 35 të vdekur në tentativën për të çuar në dështimin e zgjedhjeve. Ndërkohë, vlerësimet e para zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje nuk kanë vonuar: një zyrtar i latë i komisionit zgjedhor ka thënë se shifra e pojesëmarrjes është ndërmjet 60 dhe 75 për qind të të regjistruarve, duke shtuar megjithatë se nuk kishte të dhëna përfundimtare. Hareth Mohammed Hassan, zëvendëskryetar i komisionit, tha se në pjesën më të madhe të provincave irakene ka patur pjesëmarrje më të lartë se 50 për qind, madje në disa prej tyre shumë më të lartë. “Ende nuk kemi një të dhënë përfundimtare, por mund të themsi se pjesëmarrja ka qenë më e larta se parashikimet dhe do të thoja që është mes 60-75 për qind”, tha ai.
Bush: Eshtë vetëm fillimi
Presidenti Bush i quajti një sukses të madh zgjedhjet në Irak dhe premtoi se SHBA do të ndihmojnë irakenët që të luftojnë kryengritjen, ndërkohë që do të ndërtojnë një qeveri demokratike.
“Ka ende rrugë për të bërë drejt demokracisë”, tha Bush disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Presidenti përmendi faktin që disa u vranë gjatë votimit, por e vuri theksin në suksesin e Irakut dhe qytetarëve të tij. Ai foli për një votues që humbi këmbën në një sulm terrorist vitin e kaluar, por që megjithatë doli të dielën të votojë. “Bota po dëgjon zërin e lirisë nga qendra e Lindjes së Mesme”, tha Bush. “Në një rrezik të madh, dhe me shifra të larta, irakenët kanë treguar se janë të përkushtuar për demokracinë”. Bush u telefonoi udhëheqësve të tre aleatëve të rëndësishëm në Lindjen e Mesme – Mbreti Abdullah i Jordanisë, Princi i Kurorës Abdullah i Arabisë Saudite dhe Presidenti Hosni Mubarak i Egjiptit – për të folur në lidhje me zgjedhjet në Irak dhe mbështetjen e demokracisë mes palestinezëve.