Ujqit shqyejnë rreth 300 bagëti

01/02/2005 SKRAPAR – Dëbora që ka izoluar fshatrat e thellë të zonës së Skraparit, nuk rrezikon vetëm me të ftohtin dhe ngricën jetën e qindra banorëve, por dhe me rrezikun që vjen nga kafshët e egra. Në fshatra të ndryshëm, kope me ujqër i janë afruar fare pranë shtëpive të fshatarëve, duke bërë “kërdinë” mes bagëtive. I ftohti dhe mungesa e ushqimit i kanë detyruar kafshët e egra që të zbresin nga mali dhe t’iu afrohen staneve të bagëtive, ku kanë rrëmbyer me qindra kokë bagëti. Sipas burimeve nga fshatrat Gjerbës, Zhebës dhe Çepanit, kafshët grabitqare kanë hyrë në stane, duke masakruar dhjetëra dele. Në fshatin Gjerbës mësohet se vetëm në familjen e shtetasit Vladimir Musabelliu, ujqërit kanë ngrënë rreth 80 kokë bagëti, nga rreth 180 që kishte kjo familje. Ndërsa në fshatrat e Zhebës dhe Çepanit, kopetë e ujqërve kanë ngrënë rreth 200 krerë bagëti të banorëve të 14 fshatrave që kanë këto dy komuna. Ndërkohë që ujku ka bërë kërdinë në fshat, problem i madh për banorët është dhe fati i dy barinjve nga fshati Gjerbës, rreth fatit të të cilëve nuk dihet akoma asgjë. Prej ditësh, këta dy barinj kanë ngelur të bllokuar në zonën në afërsi të teqesë së këtij fshati së bashku me rreth 500 kokë bagëti të imëta. Rastet e bllokimit të kopeve të bagëtive të imëta në malet e zonës përreth mësohet se nuk kanë qenë të pakta. Vetëm një familjeje, po nga fshati Gjerbës, i janë bllokuar në mal rreth 300 krerë dhi, të cilat mund të kenë qenë dhe ushqimi i ditëve të para të izolimit për kafshët e egra të maleve. Banorët e këtyre zonave kanë bërë apel për një ndërhyrje urgjente nga ana e strukturave shtetërore, pasi ndjehen në mes shumë “zjarresh”, përveç të ftohtit, ngricës, mungesës së dritave dhe ushqimit kanë dhe rrezikun e egërsirave.
Një lind e një vdes
SKRAPAR - Një lindje e sikletshme dhe një vdekje e mundimshme kanë qenë pjesë e ditë-netëve të banorëve të fshatit Gjerbës. Një grua rreth të 70-ave ka vdekur, sepse nuk ka patur asnjë mundësi që të merrte ilaçet e duhura, për shkak të izolimit, ndërsa një nënë e re, ka lindur fëmijën e saj të parë pa patur asistencën e duhur mjekësore. Këze Kryemadhi, 72 vjeçe, ka vdekur nga të ftohtit dhe ajo nuk mori dot as ndihmën e parë mjekësore, pasi rrugët nuk çaheshin dot nga dëbora, ndërsa nëna e re 23-vjeçare, e cila ka lindur dy ditë më parë, është akoma me serum. Mësohet se në këtë fshat janë dhe 9 pleq, që janë sëmurë dhe nuk mjekohen dot.
Qarku Kukës
Aksi Kukës – Morinë, i bllokuar
Aksi Kukës – Qafë Shllak – Qafë Mali, me një kalim
Aksi Kukës – Has, me një kalim
Aksi Bajram Curri – Fierzë (trageti) i hapur
Qafë Morinë – Gjakovë, i hapur
Rrugët rurale që lidhin Kukësin me komunat, të bllokuara
Qarku Dibër
Aksi Peshkopi – Bulqizë – Burrel, me një kalim
Aksi Peshkopi – Kukës, i hapur
Rrugët rurale që lidhin Peshkopinë e Bulqizën me komunat, të bllokuara
Qarku Shkodër
Aksi Vau Dejës – Koman, i kalueshëm
Aksi Vau Dejës – Pukë, i kalueshëm
Aksi Vau Dejës – Koman, i kalueshëm
Aksi Shkodër - Hani i Hotit, i kalueshëm
Aksi Qafë Mali – Fierzë, i bllokuar
Aksi Pukë - Fushë Arrëz – Qafë Mali, me një kalim
Rrugët rurale që lidhin Shkodrën me komunat Shllak, Temal, Shosh, Shale, Dukagjin, Tamar, Vermosh, Bogë, Theth, Kelmend, pjesërisht të bllokuara
Qarku Korçë
Aksi Korçë – Pogradec, i kalueshëm
Aksi Korçë – Devoll, i kalueshëm
Aksi Korçë – Ersekë, i kalueshëm
Qafa e Thanës, Qafë Plloça e Qafa e Qarrit, të kalueshme
Rrugët rurale që lidhin Korçën me komunat, të kalueshme
Qarku Vlorë
Qafa e Llogarasë, e kalueshme
Qarku Gjirokastër
Rrugët rurale që lidhin Gjirokastrën me komunat Zagori, Golem dhe Fushë Bardhë, të bllokuara