Haklaj: Do të kërkojmë ndihmë në Kosovë
01/02/2005 TROPOJË – Tropoja e harruar nga qeveria shqiptare, i kërkon ndihmë qeverisë së Kosovës.
Deputeti i Tropojës, Azgan Haklaj, ka denoncuar indiferencën e qeverisë shqiptare për t’i ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone. Në kushtet e mungesës së vëmendjes së qeverisë shqiptare, deputeti Haklaj bënë të ditur se, “i kam kërkuar ndihmë qeverisë së Kosovës, për përballimin e gjendjes së rënduar të izolimit nga bora, por edhe të mungesës së ndihmës në ushqime e veshmbathje”.
Përballë gjendjes së rëndë, deputeti Haklaj përmend edhe mungesën e dritave, prej disa ditësh. Haklaj bën të ditur se “nënstacioni elektrik është dëmtuar prej disa ditësh. Si pasojë e dëmtimit, qyteti por edhe komunat e tij, janë pa energji elektrike, ndërsa kjo gjendje pritet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, deri në riparimin e defektit të rëndë”.
Për t’i ardhur sadopak në ndihmë banorëve të Tropojës, deputeti i saj, Azgan Haklaj, bënë të ditur se “i kam kërkuar qeverisë, që të shikojë mundësinë e faljes së detyrimeve të këtyre banorëve ndaj faturave të pashlyera ndaj KESH. Jo vetëm kaq, por kam kërkuar edhe shqyrtimi i mundësisë i faljes së detyrimeve të banorëve të Tropojës, edhe ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit, për faturat e pashlyera të konsumit të ujit”, bënë të ditur deputeti Azgan Haklaj.