Përmbytet Porto Romano

01/02/2005 1200 banorë të përmbytur
Në Ditë 5 orë energji
Rëndohet jetesa dhe uji hyn nëpër shtëpi. Qindra fëmijë nuk shkojnë në shkolla
Pas kimikateve, edhe shiu kundër banorëve në Porto Romano
DURRES - Është rënduar së tepërmi jetësa e dhjetëra familjeve të vendosur në Porto Romano. Ndërsa banorët që prej kohës së ndërtimit të ndërtesave kanë pasur probleme të shumta si pasojë e mbetjeve kimike në zonën ku kanë
ngritur shtëpitë e tyre dhe grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit, në sezonin e dimrit ata janë ndeshur edhe me përmbytjen e ndërtesave.
Përmbytjet nga shirat
Shirat e fundit kanë fundosur në ujë pjesën më të madhe të familjeve, që kanë ndërtuar shtëpitë në zonën nën nivelin e detit. Janë mëse 1200 banorë, të cilët kanë të njëjtin shqetësim, atë të futjes së ujit brenda në ndërtesë, duke iu dëmtuar edhe ato pak orendi. Megjithëse ata e kanë vënë në dijeni pushtetin vendor për situatën e rënduar, ka qenë thuajse e pamundur që uji të largohet nga banesat, një pjesë e të cilave gjenden në një situatë shumë të vështirë edhe pas përmirësimit të motit këto dy ditët e fundit.
Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me shkarkesa atmosferike, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e hidrovoreve. Sipas banorëve, një pjesë e të cilëve kanë 10 apo 12 vite që banojnë në këtë zonë, hidrovoret kanë punuar me ndërprerje të zgjatura dhe kjo ka bërë që ujit të qëndrojë për gjatë gjithë kohës jo vetëm në oborret e banesave, por edhe brenda tyre. Ndërprerja e herëpashershme e energjisë ka përkeqësuar edhe situatën në ish-Kënetë, pasi kanalët e tejmbushura me prurje në sasira të mëdha kanë dalë në sipërfaqe, duke përmbytur pjesën më të madhe të familjeve. Ndonëse nuk ka munguar gatishmëria e
punonjësve të hidrovoreve, bëhet e ditur se në pikun e prurjeve nga shtatë pompa kanë qenë në punë katër prej tyre. Por në përkeqësimin e situatës ka ndikuar edhe
mosfunksionimi normal i kanaleve. Ndërsa punonjësit kanë mundur të zhbllokojnë kanalin në hyrje të Urës së Dajlanit, mbetet shqetësues pastrimi i kanalit me rrjedhje të lirë në Spitallë i bllokuar nga ndërtimet e shumta përgjatë tij si dhe i shumë kanaleve në zona të tjera. Hidrovori ruan nga përmbytjet e shirave 5400 ha që nga Jub Sukthi, Qerreti dhe deri në zonën e Plazhit. Zyrtarisht nuk është deklaruar se sa familje kanë pasur të njëjtin shqetësim dhe as sipërfaqja e përmbytur, por mësohet se edhe në fshatra të tjera kullimi i tokave të cilëvë realizohet nga hidrovori kanë pësuar jo pak dëmtime si pasojë e përmbytjeve.
Pasojat
Familje të shumta kanë kaluar ditët e netët me ujë nën këmbë, ndërkohë që banorët kanë thënë se janë shfaqur edhe probleme shëndetësore, kryesisht te fëmijët dhe moshat e thyera. Që prej një jave, janë qindra fëmijë, të cilët nuk kanë vijuar shkollën dhe kjo për shkak të izolimit nga uji. Krahas shqetësimit të përmbytjes, banorët në Porto Romano dhe ish-Kënetë kanë pasur edhe probleme jo të pakta në këtë situatë me energjinë elektrike. Ndërsa Durrësi është përballur në thuajse të gjitha lagjet me mungesën e korentit për orë të tëra, në Porto Romano dhe Kënetë energjia thuajse ka munguar fare. Sipas familjarëve, në ditët më të mira dritat u janë lëshuar jo më shumë se 5-6 orë, ndërsa në tri ditët e situatës me reshje të shumta energjia ka munguar plotësisht. Ajo që ka shqetësuar më së
shumti banorët është indiferentizimi i treguar nga
pushteti vendor, pasi në këto zona të përmbytura, sipas
tyre, nuk ka shkelur këmba e vendorëve.