Jep 3200 euro, kapet në Itali
01/02/2005 DURRES - Policia italiane ka riatdhesuar një shtetas nga
Mirdita, duke mos e lejuar që ai të zbresë nga trageti
me të cilin kishte udhëtuar nga Durrësi në Bari. 23-
vjeçari nga Mirdita, K.Frroku, i ka shpëtuar kontrollit
në sheshin e trageteve në Durrës, por është bllokuar
sapo ka paraqitur dokumentet e tij në anën tjetër të
kufirit. Frroku ishte pajisur me leje qëndrimi italiane
kundrejt një shume prej 3200 euro, por që më pas ka
rezultuar se leja ishte e falsifikuar. Pas kthimit të
tij në portin nga është nisur, Frroku ka pohuar para
policisë se dokumentin e falsifikuar e ka marrë nga
një shtetas me banim në Durrës.