Një pikë kthese për Irakun?
01/02/2005 Procesi politik do të arrijë kulmin me miratimin e një Kushtetute të re në tetor dhe një qeveri tërësisht kushtetuese deri në fund të vitit. Në të njëjtën kohë, forcat irakene të sigurisë do të marrin gjithnjë e më shumë hapësira në dorëzim nga trupat e huaja
Zgjedhjet në Irak përbëjnë një fazë shumë të rëndësishme në përpjekjet për të sjellë paqe në këtë vend, po a janë ato një pikë kthese, kjo mbetet për t’u parë. Eshtë e nevojshme të pranojmë faktin që shumë irakenë shkuan të votojnë, por gjithashtu pritej që shiitët dhe kurdët të kishin pjesëmarrje të lartë.
Shiitët në mazhorancë besojnë se e ardhmja u përket atyre dhe kishin urdhra fetarë për të votuar. Kurdët dëshirojnë të ruajnë identitetin e tyre të veçantë dhe nuk kanë nevojë për udhëzime. Ajo që ende nuk është e qartë, është pjesëmarrja e sunnitëve. Përderisa janë sunnitët që nxisin kryengritjen, kjo shifër është jetësore. Për shifrat e plota duhet të kalojnë edhe disa ditë, ndërkohë që Komisioni Zgjedhor sistemon shifrat.
Më e pakta që mund të thuhet është që kryengritësit nuk mundën të lënë një shenjë në ditën e zgjedhjeve. E gjithë kjo ia ka ulur pak shqetësimin një vëzhguesi, ish-përfaqësuesit britanik në Autoritetin e Koalicionit, Sir Jeremy Greenstock. “Gjithçka shkoi më mirë nga sa parashikohej, apo kishim frikë”, thotë ai. “Eshtë një hap i madh, i cili legjitimon procesin politik dhe bën të largohet situata nga kontrolli amerikan në drejtim të duarve të vetë irakenëve. Eshtë një hap i jashtëzakonshëm. Dhuna do të vazhdojë, por ajo nuk mundi të zbehë vendosmërinë e irakenëve për të votuar. Problemi sunnit vazhdon të ekzistojë dhe të gjithë duhet të merren për zgjidhjen e tij”.
Strategjia për 2005
Strategjia e SHBA tani është që të përpiqet të bëjë të funksionojë gjatë vitit 2005 ajo që nuk funksionoi në 2004 – zhvillimi si i politikës ashtu edhe sigurisë, nën udhëheqjen irakene. Shpresa është që këto zgjedhje do të shënojnë momentin kur injeksioni i demokracisë shërbeu për të transformuar krizën. Sipas kësaj strategjie, procesi politik do të arrijë kulmin me miratimin e një Kushtetute të re në tetor dhe një qeveri tërësisht kushtetuese deri në fund të vitit. Në të njëjtën kohë, forcat irakene të sigurisë do të marrin gjithnjë e më shumë hapësira në dorëzim nga trupat e huaja deri kur, nga fundi i tunelit, do të shihen fjalët “strategji daljeje” nga Iraku.
“Liria”
Ekziston një kod besimi midis neokonservatorëve amerikanë që liria – dhe liria është një fjalë që përdoret vazhdimisht nga Presidenti Bush – ka pushtetin e saj. Gjatë komenteve që bëri në lidhje me zgjedhjet, ai nuk harroi ta përfshijë sërish atë fjalë: “Bota po dëgjon zërin e lirisë nga qendra e Lindjes së Mesme”, tha ai. Me tone të ngjashme euforike, Kryeminsitri britanik, Toni Bler, gjithashtu deklaroi: “Ishte forca e lirisë që u ndie në të gjithë Irakun”. Këto komente tregojnë se si justifikimi i ndërhyrjes në Irak ka ndryshuar, nga qëllimi fillestar anti-Sadam në një betejë titanike ndërmjet demokracisë dhe terrorizmit.
Sunnitët
Por që kjo të funksionojë, sunnitët duhet të afrohen në debatin kushtetues. Ekziston një farë optimizmi në qarqet britanike dhe amerikane që kjo do të ndodhë. Zyrtarët nuk besojnë se qeveria e udhëhequr nga shiitë do të jetë sektariane. Një zyrtar i lartë britanik tha: “Mund të ketë një takim për nxitjen e debatit kushtetues, në të cilin mund të kërkohet të marrin pjesë njerëz jashtë Kuvendit. Në të gjithë rajonet mund të ketë takime lokalë. Komisioni i hartimit të draftit mund të përbëhet në bazë të popullsive. Vetë qeveria mund të balancohet duke afruar sunnitët”.
Pesimistët dyshojnë që kjo të jetë kaq e thjeshtë. Sipas tyre, mbetet fuqia e kryengritësve për të destabilizuar politikën dhe sigurinë. Megjithatë, forcat irakene të sigurisë kanë qenë kaq të dobëta, sa një ushtarak amerikan tha në fund të vitit të kaluar se ata po “dërgoheshin për të vdekur”. Një ose dy autobomba të fuqishme mund të shërbejnë për të ulur optimizmin që mori shkas nga zgjedhjet e së dielës.