Zgjedhjet elektorale dhe lufta me posterat...
15/06/2009 Fier, incidente të vogla mes forcave politike. Grisen posterat e PS-së, PD-së dhe LSI-së
Ndërsa në Korçë janë regjistruar disa raste të këtilla, por pa autorë të identifikuar
Të tre rrethet e qarkut Fier kanë regjistruar incidente zgjedhore që fatmirësisht nuk kanë qenë me pasoja të rënda. Kështu që konfirmohet se simbolet politike kanë qenë ato që kanë shkaktuar përplasje mes simpatizantëve të forcave të ndryshme politike. Rrethi i Fierit mes tre rretheve të qarkut ka qenë ai qe ka regjistruar më shumë përplasje militanteske.
Përplasjet
Palët e përfshira në konflikt militantesk janë Partia Demokratike dhe ajo Socialiste. Më pas vjen Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe forcat e tjera politike. Burimet zyrtare të policisë së Fierit pohojnë për gazetën se ankesa të shumta janë bërë pranë policisë së Fierit prej shtabeve rajonale të partive politike. Zyrtarisht policia e Fierit deklaron se 10 raste ankimesh janë regjistruar në rrethin e Fierit, 5 në rrethin e Lushnjës dhe dy në rrethin e Mallakastrës. “Më të shumta kanë qenë ankesat që kanë ardhur në formën e telefonatave të kryera në drejtim të krerëve të policisë së qarkut si dhe të shefave të komisariateve. Drejtues lokal të forcave politike si dhe koordinatorë të shtabeve elektoral e kanë pasur më të lehtë kryerjen e ankesës me një telefonatë tek krerët e policisë me qëllim kjo që situata të mos sillte pështjellime dhe të agravohej”, - pohojnë zyrtarisht në Drejtorinë e Policisë së qarkut. Ndërkohë që salla e komandës në të tre komisariatet e qarkut të Fierit është në kontakt të vazhdueshëm me shtabet dhe me selitë partiake. Incidente janë regjistruar edhe gjatë mitingjeve elektorale. Përmendim se në fshatin Strum të komunës me të njëjtën emër në rrethin e Fierit janë djegur e grisur simbolet e të dy forcave politike. Kanë qenë fillimisht flamujt dhe posterat e PS-së ata që mëngjesin e dy ditëve më parë janë gdhirë të dëmtuar dhe më pas po të njëjtin fat kanë pasur edhe simbolet e PD-së. Ndërkohë në Korçë që nga dita e parë e çeljes zyrtare të fushatës elektorale dhe deri më sot, i vetmi subjekt politik në qarkun e Korçës që denoncon në mënyrë të pareshtur grisjen e posterave të saj është Partia Socialiste, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast ankese nga partitë e tjera të spektrit të majtë dhe të djathtë që të ankohen për këtë gjë. Tashmë Partia Socialiste që prej dy ditësh ka nisur të denoncojë thyerjen e xhamave të zyrave elektorale të saj. Fillimisht një denoncim i tillë erdhi nga zyra elektorale e lagjes nr 6 të qytetit të Korçës, ku flitej për thyerje xhamash, ndërsa një ditë më pas, (të dielën) përsëri nga e njëjta parti u denoncua sërish një rast i ri në zyrën elektorale në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, ku akuza sërish ishte ajo e një dite më parë; thyerje xhamash. Për të gjitha rastet e ndodhura deri më sot, socialistët kanë akuzuar militantët e Partisë Demokratike.
Lidhur me thyerjen e xhamave burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës bënë të ditur se së fundi kanë marrë dy njoftimet nga Partisë Socialiste në Korçë për dëmtimin e zyrave elektorale në lagjet nr. 8 dhe 6.
Raste të ngjashme
Në fshatin Strum të komunës me të njëjtën emër në rrethin e Fierit janë djegur e grisur simbolet e të dy forcave politike. Kanë qenë fillimisht flamujt dhe posterat e PS-së ata që mëngjesin e dy ditëve më parë janë gdhirë të dëmtuar, dhe më pas po të njëjtin fat kanë pasur edhe simbolet e PD-së. Ndërkohë në Korçë që nga dita e parë e çeljes zyrtare të fushatës elektorale dhe deri më sot, i vetmi subjekt politik në qarkun e Korçës që denoncon në mënyrë të pareshtur grisjen e posterave të saj është Partia Socialiste, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast ankese nga partitë e tjera të spektrit të majtë dhe të djathtë që të ankohen për këtë gjë. Fillimisht një denoncim i tillë erdhi nga zyra elektorale e PS-së në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, ku flitej për thyerje xhamash, ndërsa një ditë më pas, (të dielën) përsëri nga e njëjta parti u denoncua sërish një rast i ri në zyrën elektorale në lagjen nr 8 të qytetit të Korçës.