E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitorja i bën punë Gjermanisë, Serbia kërkon të përfitojë

Grupi D Trajneri Lëv është i bindur për fitoren. Danimarkë-Japoni vendosin vendin e dytë

Shumë interesantë është grupi D, në të cilin të paktën tri skuadrat ndahen nga vetëm një pikë. Pavarësisht fitores së madhe të Gjermanisë, e cila mundi me goleadë dhe me lojë Australinë, humbja 0-1 ndaj Serbisë, e ka komplikuar goxha ecurinë e gjermanëve. Kreu i grupit i përket Ganës, e cila tashmë i ka në dorë afrikanët në kuotën e 4 pikëve dhe turi i radhës, që do të luhet sot vë përballë Ganës pikërisht Gjermaninë ambicioze. Dy shkolla të ndryshme futbolli, por dy skuadra në kërkim të pikëve për kalimin e turit. Do të jetë Kakau, njeriu që do të zëvendësojë të skualifikuarin për shkak të dy kartonëve të verdhë (për rrjedhojë, karton i kuq) të të skualifikuarit Miroslav Klose në gjermanin, që sot, në "Soçer Siti" të Johanesburgut, do të përballet me Ganën në kërkim të kualifikimit për në 1/8 e finaleve të këtij Botërori. Gjermanët kanë filluar të mendojnë seriozisht për skuadrën që do zbresë sot në fushë. Ka qenë vetë trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ai që ka lajmëruar gjatë një konference për shtyp të zhvilluar 24 orë më parë, se cili do të jetë objektivi i Gjermanisë. “Në këto momente mendoj se do të zbres që nga minuta e parë Kakaun”, ka thënë trajneri Lëv, i cili do të duhet të fusë në fushën e lojës edhe Jansenin në vend të Badshtuber dhe nuk ka frikë se një lëvizje e tillë mund të sjellë një ecuri jo të mirë të kombëtares së tij, e cila tashmë përbëhet nga shumë futbollistë të rinj. “Unë kam më shumë kënaqësi sesa frikë që të luaj këtë ndeshje, shpjegon tekniku 50-vjeçar, i cili sot do të ulet për të 52-tën herë në pankinë të “Mannschaft”-it. Pres një ndeshje shumë intensive. Por skuadra nuk është nervoze dhe aspak e pasigurt. Kemi shumë besim te vetja, jemi të bindur se ne mund ta fitojmë këtë takim dhe të dalim të parët në grupin tonë. Në çfarëdolloj aksioni dua të shikoj dëshirën tonë për të fituar”. Nga kjo situatë mund të përfitojë Serbia, e cila pasi ka mundur Gjermaninë, futet në garë për një vend në 1/8 e finaleve. Serbët mund të fitojnë pa problem kundër Australisë, të cilët në këto dy ndeshje kanë demonstruar se kanë përmirësuar shumë në skuadër. Por megjithatë ende është e vështirë të përcaktohet se cili ekip mes tyre do të jetë i kualifikuari për në turin tjetër të Botërorin 2010. Shanset më të mëdha janë për serbët, të cilët në dukej kanë një skuadër më të mirë se australianët, që gjithsei mbeten një skuadër për të mos u nënvlerësuar, me gjithë oshilacionet e tyre në këto dy ndeshej të Botërorit afrikano-jugor.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›