Fitorja, i vetmi opsion për Arsenalin

Robin van Persie thotë se fitorja do të ishte vitale për Arsenalin, në derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, i cili zhvillohet sot në Emirates Stadium.
“Çfarë ndjenje më e mirë do të ishte sesa ajo që ta mposhtim Tottenhamin? Ne e dimë se fitorja është absolutisht vitale. Askush nuk mund ta mohojë se Spurs kanë ekip të mirë dhe se po përmirësohen konstant gjatë sezonit. Po i fitojnë ndeshjet e vështira dhe si rezultat, kanë arritur në nivelin e ekipeve top. Barazimi nuk do të ishte rezultat i mirë për ne, sepse e synojmë një vend në Ligën e Kampionëve”, deklaroi sulmuesi holandez.