Galatasaray, sërish pas Kakas

Galatasaray do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Leite Kaka pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.
Trajneri i gjigantit turk, Fatih Terim ka bërë të ditur planet e skuadrës së tij për transferimin e brazilianit në janar.
“Kaka është një futbollist për të cilin gjithmonë kam qenë i interesuar. Kaka do të ishte i përkryer për Galatasarayn, në fakt e kam njoftuar për këtë edhe presidentin e klubit. Do të shohim nëse mund ta sjellim këtu”, deklaroi Terim për mediet turke.