E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lichtsteiner i lumtur në Juventus

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stephan Lichtsteiner ka bërë të ditur se ndihet i lumtur në klub dhe nuk planifikon të largohet nga gjiganti torinez.

Reprezentuesi zviceran spekulohej me transferim në Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, ai mbeti në Juventus dhe ka insistuar se nuk mendoi për ndërrimin e mjedisit.

“PSG? Nuk e ndryshoj skuadrën me aq lehtësi. Juventus është një prej klubeve më të mëdha në botë, këtu ndihem i dashur. Dhe, të jam i sinqertë, nuk kam marrë asnjë ofertë të jashtëzakonshme”, deklaroi ai për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›