Interi do të vuajë me Cassanon

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi beson se rivali i qytetit Inter do të vuajë me Antonio Cassanon.
Sulmuesi italian iu bashkua Nerazzurrëve nga Milani në marrëveshje shkëmbimi për Giampaolo Pazzinin dhe 7 milionë euro. Por, Berlusconi beson se Interi do të ketë telashe me karakterin e Cassanos.
“Interi do të pendohet që e mori Cassanon nga ne. Nuk do të shkojë gjatë dhe ai do të shkaktojë kaos në zhveshtoren e ekipit”, deklaroi Berlusconi për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport. Në fakt, më herët gjatë javës qarkulluan spekulime se Cassano ka mosmarrëveshje me disa prej bashkëlojtarëve të rinj.