Cleverley mëson nga Lampard

Mesfushori i Manchester Unitedit, Tom Cleverley ka bërë të ditur se mëson nga bashkëlojtari i tij nga Kombëtarja e Anglisë, ylli i rivalit të Premierligës, Chelsea, Frank Lampard.
Lampard lavdëroi Cleverleyn pas fitores së Anglisë me rezultat të thellë 5-0 ndaj Moldavisë të premten në kuadër të Grupit H kualifikues për Kampionatin botëror 2014.
Kurse, Cleverley tregoi se: “Lampard është futbollist nga i cili mësoj. Jam ndjerë mirë kur dëgjova lëvdatat e tij”. Cleverley, 23 vjeç, është një prej futbollistëve më të talentuar në skuadrën nga Old Trafford.