Fitues i Nobelit për Letërsi është...
Emri i fituesit të sivjetmë të Çmimit Nobel për Letërsi do të publikohet të enjten (më 6 tetor), njoftoi Akademia e Suedisë për Shkencë, e cila ndanë këtë çmim prestigjioz me vlerë prej 1.48 milionë dollarësh (10 milionë korona suedeze).
Sipas agjencisë Reuters, përkundër parashikimeve të shumta tjetërfare të bastvënësve, si favoritë kryesorë për marrjen e këtij çmimi mbeten poeti sirian Adonis dhe shkrimtari suedez Tomas Transtromer, por pa gjasa nuk janë as japonezi Haruki Murakami, algjeriania Assia Djebar, kanadezet Margaret Atwood dhe Alice Munro, jugkoreani Ko Un dhe amerikanët Joyce Carol Oates, Thomas Pynchon, Philip Roth, dhe hungarezi Peter Nadas.
Akademia suedeze tradicionalisht njofton ndaras për datën e publikimit të emrit të laureatit për letërsi, dhe vendimet e saj shpesh kanë nxitur debate.