E Shtunë, 31 Tetor 2026

LFF në shenj të Cronenberg dhe Fiennes

Shpërblimet për vepër jetësore në Festivalin e 55’të Filmik të Londrës (London Film Festival - LFF) do t’iu ndahen regjisorit David Cronenberg dhe aktorit Ralhp Fiennes. Ndërsa, në garë për filmin më të mirë do të jenë filmat "The Artist", “Faust“ dhe "Shame", thuhet në kumtesën e organizatorëve.

Aktori Fiennes do të dekorohet nga Instituti Britanik të Filmit për karrierën e tij të jashtëzakonshme, përmes së cilës i ka ndërlidhur dramat e mëdha me hitet e mëdha. Fiennes njihet për rolet e lordit të lig Voldermort, në serialin e njohur për Harry Potter. Ndërkohë që muajin e kaluar ndodhi edhe debutimi i Fiennes si regjisor, me adaptimin filmik të veprës së Shakespeare ‘Koriolane’, i cili po ashtu do të shfaqet gjatë festivalit.

Regjisori kanadez, David Cronenberg, është autor i filmave “The Fly”, “Crash” dhe “Eastern Promises”, po ashtu do të dekorohet me shpërblimin për vepër jetësore, ngase ai “nëpërmjet filmave hulumton impulset e errëta dhe ketpn e brendshme të karaktereve të tij”, thuhet, mes tjerash, në arsyetimin e Institutit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›