E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesi i aeroportit shpallet në prill

Kosovë

Fituesi i tenderit për marrjen me koncesion të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës pritet të shpallet në prill, bëri të ditur së fundmi Ministria e Transporteve e Kosovës. Për kompanitë garuese për koncesionin, gjatë kësaj kohe, ministria ka organizuar prezantime të ndryshme mbi aktivitetin e kësaj kompanie. Në konkurrencë për marrjen me koncesion të aeroportit janë tre kompani: Fraport IC, ICTAS dhe Havalimani Isletme A.S.
Nga tenderi janë përjashtuar që në fillim të gjitha kompanitë që menaxhojnë aeroporte në rajonin tonë, për të garantuar që pronari i ri të investojë për fuqizimin e Prishtinës si destinacion transit. Aeroporti i Prishtinës ka kryer deri tani të gjitha investimet e nevojshme për zgjatjen e pistës, sistemin e ndriçimit për veprimtari gjatë natës dhe sistemet e radarëve. Investimi i mbetur konsiston në ndërtimin e një terminali të ri për pasagjerët. Gjatë vitit 2009, kjo kompani realizoi fitime prej 11 milionë eurosh dhe pati 1.2 milionë udhëtarë civilë me rritje prej gati 50 përqindësh kundrejt vitit 2008. Afati i koncesionit do të jetë 20 vjet.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›