Fituesi i gazsjellësit shpallet në vitin 2013

Në garë aktualisht janë dy kompani, ajo TAP, që synon kalimin e gazit nga Greqia, Shqipëria për në Itali, si dhe “Nabucco West” që kalon nga pjesa veriore e kontinentit duke përfunduar në Austri.
Ambasadori azerbajxhanas në Athinë, Rahman Mustafayev, thotë se qeveria e vendit të tij është neutrale ndaj dy projekteve, por sipas tij, nëse TAP nuk përzgjidhet, “përgjegjësia kryesore do të bjerë mbi aktorët rajonalë”. “Azerbajxhani nuk mund të dojë progresin e TAP më shumë se qeveritë e Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. TAP ka nevojë për mbështetjen e plotë të këtyre vendeve, përndryshe ai nuk do të ketë një të ardhme. Të gjitha lejet dhe aprovimet e nevojshme duhet të jepen nga të tria vendet, dhe marrëveshje ndërqeveritare duhet të realizohen. Çdo vonesë në këtë drejtim mund të rezultojë në skualifikimin e TAP. Siç nënvizoj gjithmonë gjatë takimeve të mia në Athinë dhe Tiranë, që nga muaji shkurt, Greqia, Shqipëria dhe Italia duhet të krijojnë një grup [pune], bashkimi dhe koordinimi është i vetmi çelës drejt suksesit”, ka deklaruar ai për një media shqiptare.
Ambasadori Mustafayev tha se Shqipëria është një partner i ri dhe shumë i rëndësishëm për Azerbajxhanin. “Shqipëria është partner i ri, por shumë i rëndësishëm për Azerbajxhanin. Jo vetëm për shkak të tubave të gazit dhe diplomacisë së energjisë që rrotullohet përreth tyre, por gjithashtu për faktin se rajoni i Ballkanit po rezulton të jetë një drejtimet prioritare për investimet dhe politikën tonë të jashtme. Bashkëpunimi në investim, mund të mbulojë jo vetëm sektorët e gazit dhe naftës, por gjithashtu edhe sektorë të tjerë të ekonomisë, përderisa, siç mund ta dinë, zhvillimi i sektorëve të tjerë përtej atij energjetik janë prioriteti më i madh i qeverisë së Azerbajxhanit”, vijoi. /Start/
2012-08-14 16:29